• EuroGloss

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

• EuroGloss

Mesazh nga HELENA prej Sat Feb 06, 2010 6:24 pm

• Acquis communautaire nėnkupton bazėn ligjore tė Bashkimit Europian, e cila ėshtė nė ndryshim tė vazhdueshėm. Ajo pėrfshin parimet dhe objektivat politike tė traktateve; legjislacionin e pėrshtatur nė zbatim tė tyre si dhe jursiprudencėn e Gjykatės sė drejtėsisė ; deklaratat dhe rezolutat e miratuara nė kuadrin e Bashkimit Evropian ; aktet e ndryshme tė miratuara nė fushėn e drejtėsisė, tė ēėshtjeve tė brendshme, tė politikės sė jashtme dhe tė sigurisė ; marrėveshjet ndėrkombėtare tė Komunitetit si dhe marrėveshjet e lidhura midis vetė vendeve anėtare nė fushat e veprimtarisė sė BE-sė.
Pranimi i «acquis communautaire» nga vendet anėtare ėshtė parakusht pėr aderimin e tyre nė BE. Kjo gjė nėnkupton pėrshtatjen e legjislacioneve kombėtare me normat e KE-sė dhe zbatimin e tyre qė nė momentin e aderimit.
•
• Akti Unik Europian (AUE) u nėnshkrua nė Luksemburg dhe u ratifikua nga parlamentet e vendeve anėtare nė 1986. Ai hyri nė fuqi nė 1 korrik 1987. Rėndėsia e kėtij dokumenti qėndron nė faktin se ai preku njė sėrė ēėshtjesh tė rėndėsishme: ai dha dinamizėm ngrehinės europiane nėpėrmjet krijimit tė tregut tė brendshėm mė 1 janar 1993. Akti Unik pati gjithashtu rėndėsi nė forcimin e rolit tė Parlamentit europian, duke mbushur atė deficit demokratik qė ishte vėnė re nė Komunitet. Veē kėsaj, Akti Unik i dha njė shtysė tė fuqishme aftėsisė vendimmarrėse tė Kėshillit tė Ministrave.
• Akti Unik Europian ka gjithashtu rėndėsi jo vetėm pėr faktin se amendoi shumė nga dispozitat e Traktatit tė Romės, por edhe se institucionalizoi njė formė tė re tė bashkėpunimit midis vendeve nė fushėn e politikės sė jashtme.
•
• B anka Evropiane e Investimeve (European Investment Bank): E themeluar nga Traktati i Romės, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ėshtė institucioni financiar i Komunitetit. Detyra e saj ėshtė tė kontribuojė nė njė zhvillim tė balancuar tė Komunitetit pėrmes integrimit ekonomik dhe kohezionit social.

Aksionerėt e BEI-t janė shtetet anėtarė tė BE-sė. Banka administrohet nga Bordi i Guvernatorėve, qė pėrbėhet nga 25 ministrat e financave. Kjo bankė ka personalitet juridik dhe ėshtė e pavarur nga ana financiare. Ajo siguron financim afatgjatė pėr projekte, frytshmėria ekonomike, teknike, mjedisore dhe financiare e tė cilėve ėshtė e garantuar. Mes viteve 1994-1999, transporti, komunikacionet, energjia, uji, arsimi dhe sektorėt e trajnimit ishin pėrfituesit kryesorė tė financimeve tė BEI-sė. Jashtė BE-sė, BEI mbėshtet strategjitė e para-anėtarėsimit tė vendeve kandidate si dhe menaxhon anėn financiare tė marrėveshjeve tė arritura bazuar nė politikat e ndihmės pėr zhvillim dhe bashkėpunim.

Bashkėpunimi policor dhe gjyqėsor nė ēėshtjet kriminale (Police and judicial cooperation in criminal matters): Disa nga fushat e mbuluara mė parė nga Titulli VI i Traktatit tė Bashkimit Evropian (Drejtėsia dhe ēėshtjet e brendshme ose "shtylla e tretė") u transferuan nė shtyllėn e parė nėpėrmjet Traktatit tė Amsterdamit. Pėr ato qė mbetėn nė shtyllėn e tretė, sidomos bashkėpunimi policor dhe gjyqėsor nė ēėshtjet kriminale (penale), Traktati i Amsterdamit vendosi njė nga objektivat mė tė rėndėsishėm tė BE-sė: krijimin e njė zone tė lirisė, sigurisė dhe drejtėsisė.

Synimi ėshtė sigurimi i njė mbrojtjeje tė lartė pėr publikun, duke parandaluar dhe luftuar dukuritė e racizmit dhe ksenofobisė dhe krimet e tjera ndėrkufitare si: terrorizmi, trafikimi i qėnieve njerėzore dhe krimet kundėr fėmijėve, trafikimi i drogės dhe armėve si dhe korrupsioni dhe mashtrimi.

Kjo do tė arrihet me njė bashkėpunim mė tė madh midis autoriteteve policore dhe doganore nėpėrmjet Zyrės Evropiane tė Policisė (Europol), me njė bashkėpunim mė tė madh tė autoriteteve gjyqėsore nėpėrmjet Njėsisė Evropiane tė Bashkėpunimit Gjyqėsor tė themeluar nga Traktati i Nicės, si dhe me anė tė pėrafrimit tė rregullave mbi ēėshtjet penale, atje ku ėshtė i nevojshėm.

Megjithėse Traktatet e Amsterdamit dhe Nicės e zgjeruan pėrdorimin e votimit tė shumicės sė cilėsuar, vendimet qė i pėrkasin ēėshtjeve qė mbeten nė shtyllėn e tretė merren me unanimitet. Nė tė njėjtėn kohė, me hyrjen nė fuqi tė Marrėveshjes sė Amsterdamit, tėrėsia e rregullave tė Marrėveshjes sė Shengenit rreth bashkėpunimit policor dhe gjyqėsor, e cila ėshtė pranuar nga pjesa mė e madhe e vendeve anėtare, u bė pjesė e kornizės komunitare.
• Banka Qendrore Evropiane (ECB) ėshtė themeluar si njė subjekt ligjor i pavarur me 1 qershor 1998 me seli nė Frankfurt am Main, Gjermani. Ajo u krijua me qėllim qė tė garantonte se detyrat dhe funksionet e Eurosistemit dhe tė Sistemit Evropian tė Bankave Qendrore zbatoheshin ose nėpėrmjet vetė Bankės Qendrore Evropiane ose nėpėrmjet bankave qendrore kombėtare.
• Bashkėpunimi Politik Evropian (European Political Cooperation): Bashkėpunimi Politik Evropian filloi me anė tė takimeve jozyrtare nė vitet '70 dhe u formalizua me Aktin Unik Evropian nė vitin 1987. Ky bashkėpunim nėnkuptonte konsultimet mes shteteve anėtare pėr ēėshtjet e politikės sė jashtme. Shtetet anėtarė merrnin nė konsideratė mendimet e Parlamentit Evropian dhe mbanin pozicione tė pėrbashkėta nė institucionet ndėrkombėtare kur kjo ishte e mundur. Bashkėpunimi Politik Evropian u zėvendėsua me Politikėn e Pėrbashkėt tė Jashtme dhe tė Sigurisė.
• Bashkimi Ekonomik dhe Monetar (EMU): Traktati qė institucionalizoi krijimin e Komunitetit Europian parashikon tre faza pėr procesin e ngritjes sė Bashkimit Ekonomik e Monetar. Faza e parė e BEM e cila filloi nė korrik 1990 dhe pėrfundoi nė 31 dhjetor 1993, u karakterizua kryesisht heqja e barrierave tė brendshme me qėllim lėvizjen e lirė tė kapitaleve brenda Bashkimit Europian. Faza e dyė filloi nė 1 janar 1994. Pikat mė tė rėndėsishmė tė kėsaj faze midis tė tjerash janė krijimi i Institutit Monetar Europian (IME), ndalimi i financimeve tė sektorit publik nga bankat qendrore si dhe shmangia e deficiteve tė thella nė financat publike. Faza e tretė nisi nė 1 janar 1999 me tranferimin e kompetencave monetare tek Eurosistemi, me kurset e parevokueshme tė kėmbimit midis monedhave tė vendeve pjesėmarrėse nė BE dhe futjen e Euros.
• Bashkimi Evropian (European Union) u themelua nė vitin 1992 nga Traktati i Maastrichtit si njė organizatė e bazuar nė paraardhėsin e tij, Komunitetin Evropian. Bashkimi Evropian pėrbėhet nga tre shtylla kryesore. Shtylla e parė, e quajtur edhe Komuniteti Evropian, pėrfshin tė gjitha politikat dhe fushat nė tė cilat Komuniteti Evropian gėzon kompetenca. Vendimmarrja nė kėto fusha bėhet sipas praktikės komunitare. Ndėrsa dy shtyllat e tjera, Politika e Pėrbashkėt e Jashtme dhe e Sigurisė (shtylla e dytė) dhe Ēėshtjet e Brendshme dhe Drejtėsia (shtylla e tretė) janė kryesisht forume tė bashkėpunimit tė thelluar ndėr-qeveritar. Megjithatė, me traktatin e Amsterdamit disa nga fushat e gjendura nė shtyllėn e tretė janė transferuar nė shtyllėn e parė.

Coreper-i (Coreper): Ky ėshtė akronimi nė frėngjisht pėr Komitetin e Pėrfaqėsuesve tė Pėrhershėm. Ky institucion pėrbėhet nga Pėrfaqėsuesit e Pėrhershėm (Ambasadorėt) tė shteteve anėtarė dhe ėshtė pėrgjegjės pėr ndihmėn qė i duhet dhėnė Kėshillit tė BE-sė pėr kryerjen e punės gjatė fazės paraprake. Ai ėshtė njė institucion mjaft i rėndėsishėm nė procesin e vendimmarrjes pasi ėshtė nė tė njėjtėn kohė njė forum pėr bisedime (mes Pėrfaqėsuesve tė Pėrhershėm dhe midis tyre dhe shteteve pėrkatės) dhe njė organ qė ushtron kontroll politik duke formuluar direktiva tė pėrgjithshme dhe duke kontrolluar punėn e grupeve tė punės. Coreper-i vetė ėshtė i ndarė nė dy pjesė: Coreper 1, i pėrbėrė nga Zėvendės-Pėrfaqėsuesit e Pėrhershėm, dhe Coreper 2, i pėrbėrė nga Pėrfaqėsuesit e Pėrhershėm.

Drejtėsia dhe Ēėshtjet e Brendshme (Justice and Home Affairs): Bashkėpunimi nė ēėshtjet e drejtėsisė dhe ēėshtjeve tė brendshme u institucionalizua me anė tė Titullit VI tė Traktatit tė Maastricht-it. Synimi i kėtij bashkėpunimi ishte zbatimi i vėrtetė nė praktikė i parimit tė lėvizjes sė lire sė personave. Ky bashkėpunim pėrfshinte kėto fusha: politikat e azilit;rregullat e kalimit tė kufijve tė jashtėm tė shteteve anėtarė; politikat e emigracionit; lufta kundėr drogės; lufta kundėr korrupsionit ndėrkombėtar; bashkėpunimi gjyqėsor nė ēėshtjet civile dhe penale; bashkėpunimi mes doganave dhe bashkėpunimi policor.

Traktati i Amsterdamit vendosi si njė objektiv tė tijin krijimin e njė zone tė lirisė, sigurisė dhe drejtėsisė. Disa fusha u bėnė e pjesė e kornizės komunitare. "Zona e Shengenit" e cila u krijua jashtė kornizės ligjore komunitare nga disa vende anėtare qė dėshironin tė ecnin edhe mė tej me lėvizjen e personave, u bė pjesė e traktateve evropiane.
Traktati i Nicės e zgjeron pėrdorimin e votimit tė shumicės sė cilėsuar nė ato ēėshtje tė cilat janė transferuar nė shtyllėn e parė, ndėrsa vendimet e shtyllės sė tretė vazhdojnė tė merren me unanimitet.
• e-Europe ėshtė inciativa e cila u lancua nga Komisioni Evropian nė dhjetor tė vitit 1999 dhe u aprovua nga Kėshilli evropian i Lisbonės nė mars tė vitit 2000. Komunikata qė u adoptua menjėherė pas aprovimit u quajt "eEurope - Shoqėri e informacionit pėr tė gjithė" dhe ėshtė pjesė e asaj qė njihet si strategjia e Lisbonės. Kjo strategji ka si qėllim qė Bashkimi Evropian tė bėhet ekonomia e njohurive mė konkuruese dhe mė dinamike nė botė Brenda vitit 2010. Objektivat kryesore tė kėsaj inisiative janė:
• Tė sjellė cdo qytetar, shtėpi dhe shkollė, cdo biznes dhe administratė nė epokėn e dixhitalit dhe tė komunikimit online;
• Tė krijojė njė Evropė tė edukuar me konceptin e dixhitalit, tė mbėshtetur nga njė kulturė e hapur pėr tė rejat e teknologjisė sė informacionit;
• Tė sigurojė qė shoqėria e informacionit ėshtė shoqėrisht gjithėpėrfshirėse.
• Energjia (Energy): Synimi i politikės energjitike tė BE-sė ėshtė sigurimi i njė furnizimi tė sigurtė dhe tė lirė tė energjisė e cila nuk paraqet rreziqe pėr shėndetin e qytetarėve dhe mjedisit. Traktatet nuk kanė krijuar njė bazė ligjore specifike pėr politikėn komunitare tė energjisė, parimet themelorė tė sė cilės gjenden nė Traktatin e Euratomit dhe njė numėr dispozitash tė pėrfshira nė kapitujt e "tregut tė brendshėm" dhe "mjedis"-it.
BE ka ndėrmarrė masa pėr tė garantuar sigurinė e furnizimit me energji duke parė nivelin e vartėsisė nė importet e naftės nga rajone politikisht tė paqėndrueshme, si dhe ka ripėrcaktuar pėrparėsitė nė lidhje me energjinė nukleare duke pasur nė qendėr tė vėmendjes rreziqet e aksidenteve dhe derdhjes sė mbeturinave si dhe promovimin e zhvillimit tė qėndrueshėm.

Europoli (Europol): Nė Traktatin e Amsterdamit, Europoli (Zyra e Policisė Evropiane) pėrkufizohet si njė mjet qė ofron njė siguri tė lartė pėr tė gjithė qytetarėt nė njė zonė tė lirisė, sigurisė dhe drejtėsisė.
Konventa e themelimit tė Europolit u firmos nė korrik 1995 dhe hyri nė fuqi mė 1 tetor 1998. Ajo mbulonte fusha si trafiku i drogės, rrjetet e emigracionit tė paligjshėm, trafiku i mjeteve tė vjedhura, trafiku i qenieve njerėzore, fallsifikimi i parave dhe mjeteve tė tjera tė pagesės, trafiku i lėndėve radioaktive dhe nukleare, terrorizmi dhe pastrimi i parave.
Traktati i Amsterdamit i shtoi kompetenca tė reja Europolit si: bashkėrendimi dhe zbatimi i hetimeve specifike tė drejtuar nga autoritetet e shteteve anėtarė, zhvillimi i ekspertizės sė specializuar pėr tė ndihmuar autoritete vendore nė luftėn kundėr krimit dhe lidhja e marrėdhėnieve me prokurorė dhe hetues tė specializuar nė luftėn kundėr krimit. Nė dhjetor tė vitit 2001, fusha e veprimit e Europolit u shtri nė tė gjitha fushat e lidhura me krimin ndėrkombėtar.
• Eurosistemi pėrfshin Bankėn Qendrore Evropiane dhe bankat qendrore kombėtare tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian tė cilat kanė adoptuar monedhėn euro nė fazėn e tretė tė krijimit tė Bashkimit Ekonomik dhe Monetar.

Fondet Strukturore dhe Fondi i Kohezionit (Structural Funds and Cohesion Fund): Fondet Strukturore dhe Fondi i Kohezionit janė pjesė e politikės strukturore komunitare, e cila synon pakėsimin e dallimeve nė zhvillimin ekonomik mes krahinave dhe shteteve anėtarė tė BE-sė. Prandaj fondet i shėrbejnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė objektivit tė kohezionit ekonomik dhe social.

Buxheti i akorduar pėr politikė rajonale tė Komunitetit pėr periudhėn 2000-06 ėshtė 213 miliard Euro, qė pėrfshin 195 miliard pėr Fondet Strukturore dhe 18 miliard Euro pėr Fondin e Kohezionit. Kjo shumė pėrfaqėson 35% tė buxhetit komunitar dhe pėrbėn zėrin e dytė mė tė madh nė shpenzimet komunitare. Fondet strukturore janė: Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal, Fondi Social Evropian, Fondi Evropian i Drejtimit dhe Garancisė Bujqėsore dhe Instrumenti Finaciar i Drejtimit tė Peshkimit. Njė Fond i Kohezionit u krijua nė 1993 pėr tė forcuar edhe mė tej politikėn strukturore. Ky fond ėshtė menduar pėr ato shtete me njė GDP pėr frymė mė tė vogėl se 90% e mesatares komunitare, pra pėr Spanjėn, Portugalinė, Greqinė dhe Irlandėn. Qėllimi i Fondit tė Kohezionit ėshtė fianancimi i projekteve tė mjedisit dhe infrastrukturės sė transportit.

Gjykata e Bashkimit Evropian (Court of Justice of the European Union): Gjykata e BE-sė pėrbėhet nga aq gjykatės sa janė edhe vende anėtarė. Aktualisht ajo pėrbėhet nga 25 gjyqtarė tė ndihmuar nga 8 avokatė tė pėrgjithshėm, tė zgjedhur me marrėveshje nga shtetet anėtarė. Ajo ka dy funksione kryesore:
- tė kontrollojė nėse mjetet e institucioneve evropiane dhe tė qeverive janė nė pėrputhje me Traktatet;
- tė shprehet, me kėrkesė tė njė gjykate kombėtare, rreth interpretimit ose vlefshmėrisė sė dispozitave tė gjendura nė tė drejtėn komunitare.
Gjykata Evropiane ndihmohet nė veprimtarinė e vet edhe nga Gjykata e Shkallės sė Parė e Komuniteteve Evropiane, e cila ėshtė themeluar nė vitin 1989.

Gjykata Evropiane e Auditorėve (European Court of Auditors): Gjykata Evropiane e Auditorėve, me qendėr nė Luksemburg, pėrbėhet nga njėzet e pesė anėtarė tė emėruar pėr njė periudhė 6 vjeēare me vendim unanim tė Kėshillit tė BE-sė pas kėshillimit me Parlamentin Evropian. Ai kontrollon ligjshmėrinė dhe rregullsinė e shpenzimeve dhe tė tė ardhurave tė BE-sė.

Me Traktatin e Amsterdamit, Gjykata e Auditorėve gjithashtu ka tė drejtė t'i raportojė Parlamentit Evropian dhe Kėshillit rreth ēdo parregullsie si dhe kompetencat e tij tė auditimit janė shtrirė edhe nė fondet komunitare tė menaxhuara nga organet e jashtme dhe nga Banka Evropiane e Investimeve. Ndėrsa Traktati i Nicės specifikon qė Gjykata e Auditorėve do tė pėrbėhet nga njė anėtar pėr ēdo shtet anėtar.
• Instituti Monetar Evropian (EMI) Instituti Monetar Evropian ishte njė institucion i pėrkohshėm, i themeluar nė fillim tė fazės sė dytė tė Bashkimit Monetar Evropian (mė 1 janar 1994). EMI nuk ishte pėrgjegjės pėr drejtimin e politikės monetare nė Bashkimin Evropian. Detyrat kryesore tė EMI-t lidheshin me forcimin e bashkėpunimit midis bankave qendrore dhe koordinimin e politikės monetare si edhe me pėrgatitjen e fazės sė tretė tė Bashkimit Monetar Evropian. EMI pushoi sė ekzistuari nė 1 qershor 1998.

Kėshilli i Bashkimit Evropian (Council of the European Union): Kėshilli i BE-sė (Kėshilli, nganjėherė quhet edhe Kėshilli i Ministrave) ėshtė institucioni mė i rėndėsishėm i vendimmarrjes nė BE. Ai pėrbėhet nga ministrat e 25 shteteve anėtarė tė cilėt janė pėrgjėgjės pėr fushat tė cilat gjenden nė axhendė: punėt e jashtme, bujqėsia, industria, transporti e kėshtu me rradhė. Pavarėsisht nga prania e kaq shume fushave tė veprimit, Kėshilli ėshtė njė institucion i vetėm.

Ēdo shtet anėtar drejton punimet pėr njė periudhė gjashtė-mujore. Vendimet pėrgatiten nga Komiteti i Pėrfaqėsuesve tė Pėrhershėm tė Shteteve Anėtarė (Coreper) i cili nga ana e tij ndihmohet nga grupet e punės tė zyrtarėve tė administrates sė lartė tė vendeve pėrkatėse. Pranė Kėshillit ndodhet edhe Sekretaria e Pėrgjithshme. Vendimet e Kėshillit qė janė tė lidhura me shtyllėn e parė pranohen mbi bazėn e propozimeve tė Komisionit.

Me hyrjen nė fuqi tė Traktatit tė Amsterdamit nė maj 1999, Sekretari i Pėrgjithshėm vepron nė tė njėjtėn kohė edhe si Pėrfaqėsuesi i Lartė pėr Politikėn e Pėrbashkėt tė Jashtme dhe tė Sigurisė. Ai ndihmohet edhe nga Zėvendės-Sekretari i Pėrgjithshėm i cili ėshtė pėrgjegjės pėr veprimtarinė e pėrditshme tė Sekretariatit tė pėrgjithshėm.

Kėshilli Evropian (European Council): Ky term pėrdoret pėr tė treguar mbledhjet e rregullta tė Kryetarėve tė Shteteve dhe Qeverive tė shteteve anėtarė tė BE-sė. Ai u themelua me njė komunikatė tė shpallur nė samitin e Parisit tė dhjetorit 1974 dhe pėr herė tė parė u mblodh nė vitin 1975. Ky Kėshill fitoi njė njohje ligjore me Aktin Unik Evropian, kurse statusin zyrtar e fitoi me Traktatin e Bashkimit Evropian. Kėshilli mblidhet tė paktėn dy herė nė vit dhe Presidenti i Komisionit Evropian merr pjesė si anėtar i rregullt. Detyrat e tij janė dhėnia e shtytjes tė nevojshme pėr zhvillimin e mėtejshėm tė BE-sė dhe pėrcaktimi i direktivave tė pėrgjithshme nė lidhje me politikat e ndryshme.
• Komisioni Evropian (European Commission): Komisioni Evropian ėshtė njė organ me kompetenca tė marrjes sė nismave, zbatimit, menaxhimit dhe kontrollit. Ai ėshtė roja i Traktateve dhe mishėrimi i interesave tė Komunitetit. Aktualisht pėrbėhet nga 30 komisionerė (nga dy nga Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretėria e Bashkuar dhe nga njė pėr ēdo vend tjetėr, duke pėrfshirė edhe njė president e dy zėvendės-presidentė. Ata emėrohen me votim tė shumicės sė cilėsuar pėr njė periudhė pesė-vjeēare nga Kėshilli. Ky vendim duhet tė miratohet edhe nga Parlamenti Evropian, tė cilit Komisioni i pėrgjigjet. Komisionerėt ndihmohen nė punėn e tyre nga drejtoritė e pėrgjithshme dhe departamentet e specializuar stafi i tė cilėve gjendet kryesisht nė Bruksel dhe Luksemburg.
• Komisioni Evropian Ekonomiko-Social (European Economic and Social Committee):
Komiteti Evropian Ekonomiko-Social (KEES) u krijua nė vitin 1957 me qėllim pėrfaqėsimin e interesave tė grupimeve tė ndryshme ekonomike dhe sociale. Ky organ pėrbėhet nga 222 anėtarė tė ndarė nė tre kategori: punėdhėnės, punėtorė dhe pėrfaqėsues tė tipeve tė veēanta tė veprimtarive (si pėr shembull fermerėt, zejtarėt, bizneset e vogla dhe industria, profesionet, pėrfaqėsuesit e konsumatorėve, shkencėtarėt dhe mėsuesit, kooperativat, familjet, lėvizjet mjedisore). Anėtarėt emėrohen me votim unanim nga Kėshilli pėr njė periudhė katėr-vjeēare dhe mandati i tyre mund tė rinovohet.
KEES-it i kėrkohen kėshillime para pranimit tė instrumentave ligjorė qė kanė tė bėjnė me tregun e brendshėm, arsimin, mbrojtjen e konsumatorit, mjedisin, zhvillimin rajonal dhe ēėshtjet sociale. Gjithashtu, ai mund tė lėshojė opinione me nismėn e vet. Me hyrjen nė fuqi tė Traktatit tė Amsterdamit, KEES-it duhet t'i kėrkohet kėshillim edhe nė disa fusha tė tjera si politika e re e punėsimit, legjislacioni i ri i ēėshtjeve sociale, shėndeti publik dhe mundėsitė e barabarta.
• Komiteti Ekonomik dhe Financiar (EFC) organ konsultativ pjesė e Komunitetit Evropian, qė ėshtė krijuar nė fillim tė Fazės sė Tretė tė Bashkimit Ekonomik dhe Monetar. Anėtarė tė Bashkimit Evropian, tė Komisionit Evropian dhe tė Bankės Qendrore Evropiane kanė tė drejtė tė emėrojnė jo mė shumė se dy persona si anėtarė tė Komitetit Ekonomik dhe Financiar.
• Komiteti Politik dhe i Sigurisė (Political and Security Committee): Komiteti Politik dhe i Sigurisė, i cili zėvendėsoi Komitetin Politik, ndjek zhvillimet ndėrkombėtare nė fushėn e politikės sė jashtme dhe sigurisė, ndihmon nė pėrcaktimin e politikave dhe mbikqyr zbatimin e tyre. Nėn autoritetin e Kėshillit, ai ėshtė pėrgjegjės pėr kontrollin politik dhe udhėheqjen strategjike nė rast tė operacioneve tė menaxhimit tė krizės. Ky Komitet, i pėrberė kryesisht nga pėrfaqėsues tė vendeve anėtare, pėrbėn bazėn e veprimtarive tė menaxhimit tė krizave.
• Komiteti i Rajoneve (Committee of the Regions): Krijuar nė vitin 1992 nga Traktati i Maastricht-it, Komiteti i Rajoneve pėrbėhet nga 222 pėrfaqėsues tė autoriteteve vendore dhe rajonale tė cilėt emėrohen nga Kėshilli pėr njė periudhė katėr vjeēare bazuar nė propozimet unanime qė vijnė nga shtetet anėtarė. Kėshilli, Parlamenti dhe Komisioni i drejtohen pėr kėshillim kėtij komiteti nė fushat qė kanė lidhje me interesat vendorė dhe rajonalė siē janė arsimi, rinia, kultura, shėndeti dhe kohezioni ekonomik dhe social. Ai gjithashtu mund tė lėshojė opinione me nismėn e vet.
Me hyrjen nė fuqi tė Traktatit tė Amsterdamit, Komitetit duhet t'i drejtohen pėr kėshillim edhe nė kėto fusha: mjedisi, Fondi Social, pėrgatitja profesionale, bashkėpunimi ndėr-kufitar dhe transporti. Ndėrsa Traktati i Nicės nuk e ndryshoi pėrbėrjen dhe numrin e anėtarėve tė Komitetit por duke marrė parasysh edhe zgjerimet e ardhshme theksoi se numri i anėtarėve nuk mund tė kalojė 350 veta.

Komitologjia (Comitology): Sipas Traktatit themelues tė Komunitetit Evropian, Komisioni ka pėr detyrė tė zbatojė legjislacionin nė nivel komuniteti. Nė praktikė, ēdo instrument legjislativ specifikon hapėsirėn e fuqive zbatuese tė cilat i janė lėnė Komisionit sė bashku me mėnyrėn se si Komisioni duhet t'i pėrdorė kėto fuqi. Zakonisht, nė instrument gjithashtu thuhet qė Komisioni do tė ndihmohet nga njė komitet, nė pėrputhje me njė procedure tė njohur si "komitologji". Komitetet, tė cilat janė forume pėr diskutim, pėrbėhen nga pėrfaqėsues tė shteteve anėtarė dhe drejtohen nga Komisioni. Ato mundėsojnė Komisionin tė vendosė dialog me administratat kombėtare para se tė pranojė masa zbatimore. Komisioni sigurohet qė ata pasqyrojnė sa mė shumė tė jetė e mundur gjendjen nė ēdo vend.
Komitetet i bazojnė opinionet e tyre nė njė draft tė masave zbatimore tė pėrgatitur nga Komisioni. Komitetet ndahen nė kėto kategori:

- komitetet sugjerues: ata i japin opinionet e tyre Komisionit, i cili duhet t'i marrė parasysh nė masėn mė tė madhe tė mundur. Kjo procedurė pėrdoret kur ēėshtjet nė diskutim nuk janė shumė tė ndjeshme nga ana politike.
- komitetet e menaxhimit: kur masat e marra nga Komisioni nuk pėrputhen me opinionin e komitetit, Komisioni duhet t'ia komunikojė kėtė Kėshillit, i cili me anė tė votimit tė shumicės sė cilėsuar mund tė marrė njė vendim tjetėr. Kjo lidhet sidomos me fusha tė tilla si politika e pėrbashkėt bujqėsore, peshkimi dhe programet kryesorė komunitarė.
- komitetet rregullatorė: Komisioni mund tė marrė masa zbatuese vetėm nėse arrin tė marrė miratimin e shteteve anėtarė qė mblidhen nė komitet. Votimi bėhet me shumicė tė cilėsuar. Nė rast tė mungesės sė mbėshtetjes, ēėshtja shkon prapė tek Kėshilli i cili voton me shumicė tė cilėsuar. Sidoqoftė, nėse Kėshilli nuk merr njė vendim, Komisioni ndėrmerr masat zbatimore me kusht qė Kėshilli tė mos kundėrshtojė. Kjo procedure pėrdoret nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e shėndetit dhe sigurisė sė personave, bimėve dhe kafshėve si dhe masa qė ndryshojnė dispozita jo-thelbėsore tė instrumentave ligjorė bazė.

Komuniteti Evropian (European Community): Nė fillim Komuniteti Evropian njihej me emrin Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE), i krijuar nga Traktati i Romės nė vitin 1957. Qėllimi kryesor i kėtij institucioni nė fillim ishte krijimi i njė bashkimi doganor mes vendeve anėtarė mbėshtetur nė katėr liritė: liria e lėvizjes sė mallrave, shėrbimeve, kapitalit dhe njerėzve. Me pėrfundimin e bashkimit doganor nė 1968, fokusi u drejtua drejt themelimit tė njė tregu tė vetėm tė mirėfilltė duke zhdukur pengesat teknike, fizike dhe administrative. Komuniteti Ekonomik Evropian pa dyshim ishte mė i rėndėsishmi nga institucionet evropiane dhe nė gjuhėn e pėrditshme erdhi duke u thirrur thjesht Komuniteti Evropian. Nė Traktatin e Maastricht-it, emri i KEE-sė u ndryshua zyrtarisht nė Komuniteti Evropian dhe Komuniteti Evropian pėrbėn aktualisht shtyllėn e parė tė BE-sė.

Komunitetet Evropiane (European Communities): Ky term pėrfshinte tre institucionet mbi-kombėtare (supranacionale) tė themeluara nė Evropė pas Luftės sė Dytė Botėrore: Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Ēelikut (KEQĒ) themeluar nga Traktati i Parisit nė vitin 1951 si dhe Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE) dhe Komuniteti Evropian i Energjisė Atomike (KEEA) tė themeluar nga Traktatet e Romės tė vitit 1957. Kėto tre komunitete kishin anėtarėsi tė njėjtė dhe organe tė ngjashme. Nė fillim ata kishin tė pėrbashkėt Gjykatėn dhe Parlamentin ndėrsa mbanin Kėshillra dhe Komisione tė ndryshėm (nė rastin e KEQĒ-sė, ai quhej Autoriteti i Lartė). Me Traktatin e Shkrirjes sė vitit 1967, gjithė kėto organe tė ndara u shkrinė nė njė Komision dhe Kėshill tė vetėm, megjithatė ata vazhduan tė kenė personalitete tė ndryshėm juridikė.

Komunitizimi (Communitisation): Komunitizim do tė thotė transferimi i njė fushe, e cila nė kornizėn institucionale tė Komunitetit ėshtė rregulluar nga metoda ndėr-qeveritare (Shtylla e dytė dhe e tretė) drejt metodės komunitare (shtylla e parė). Metoda komunitare mbėshtetet nė mendimin qė interesat e qytetarėve tė BE-sė mbrohen mė mirė nėse institucionet komunitare marrin plotėsisht pjesė nė procesin e vendimmarrjes. Me hyrjen nė fuqi tė Traktatit tė Amsterdamit, ēėshtjet qė lidheshin me lėvizjen e lire tė personave dhe qė mė parė rregulloheshin nga kapitulli i Drejtėsisė dhe Ēėshtjeve tė Brendshme (shtylla e tretė) u "komunitizuan" dhe iu nėnshtruan metodės komunitare (shtylla e parė).
• Kriteret e konvertimit janė njė grup kriteresh me natyrė ekonomike, tė cilat duhen pėrmbushur nga vendet anėtare tė Bashkimit Evropian pėrpara se kėto tė bėhen pjesėmarrėse tė Eurozonės. Kėto kritere njihen ndryshe me emrin kriteret e Maastricht-it dhe midis tė tjerash pėrfshijnė arritjen e njė norme tė ulėt inflacioni, kurse kėmbimi tė qėndrueshme, norma interesash tė ulėta dhe tė qėndrueshme etj.. Kėto janė pėrshkruar nė Traktatin pėr themelimin e Komunitetit Evropian dhe nė protokollet bashkėngjitur kėtij Traktati.
• Lėvizja e lirė e personave (vizat, azili, emigracioni dhe politikat e tjera): Traktati i Amsterdamit i ka shtuar Titullin IV Traktatit tė Komunitetit Evropian. Ai mbulon kėto fusha: lėvizja e lirė e personave; kontrolli nė kufinjtė e jashtėm; azili, emigracioni dhe mbrojtja e tė drejtave tė qytetarėve tė vendeve tė treta; bashkėpunimi gjyqėsor nė ēėshtjet civile.

Kėto fusha mė parė rregulloheshin nga Titulli VI i Traktatit tė BE-sė (Drejtėsia dhe Ēėshtjet e Brendshme), por Traktati i Amstredamit kėto fusha i "komunitizoi" dhe i solli nė kornizėn institucionale dhe ligjore tė Komunitetit (shtylla e parė). Sipas kėsaj, vetėm Komisioni Evropian do tė ketė tė drejtėn e nismės nė kėto fusha. Nė tė njėjtėn kohė, Kėshilli do tė vendosė unanimisht, pasi tė jetė kėshilluar me Parlamentin Evropian, rreth pėrdorimit tė votimit tė shumicės sė cilėsuar dhe procedurės sė vendimmarrjes sė pėrbashkėt. Sidoqoftė votimi i shumicės sė cilėsuar dhe vendimmarrja e pėrbashkėt do tė zbatohet drejtpėrdrejt (pa vendimin unanim tė Kėshillit) pėr dhėnien e vizave dhe rregullat rreth vizės uniforme.

Traktati i Nicės e ka shtrirė edhe mė tej pėrdorimin e drejtpėrderjtė tė votimit tė shumicės sė cilėsuar. Sė pari, prej hyrjes nė fuqi tė Traktatit tė Nicės, votimi i shumicės sė cilėsuar do tė pėrdoret nė fushėn e azilit dhe refugjatėve (nė rast se legjislacioni komunitar ėshtė adoptuar) dhe nė rastin e bashkėpunimit ne ēėshtjet civile me dimension ndėr-kufitar, me pėrjashtim tė sė drejtės familjare. Sė dyti, qė nga 1 maji 2004, votimi i shumicės sė cilėsuar do pėrdoret edhe nė fushat e lėvizjes sė lirė tė shtetasve tė vendeve jo-anėtare pėr njė periudhė maksimale prej tre muajsh nė territorin e vendeve anėtare, emigracionin illegal dhe bashkėpunimin administrativ rreth lėvizjes sė lirė tė personave.

Nė bazė tė Traktatit tė Amsterdamit, Mbretėria e Bashkuar dhe Irlanda nuk marrin pjesė nė fushat e rregulluara nga Titulli IV i Traktatit tė Komunitetit Evropian, ndėrsa Danimarka merr pjesė vetėm nė fushėn e vizave.
• Marrėveshja e Shengenit parashikon krijimin e njė rrjeti informatik midis shteteve, me qėllim bashkėpunimin e ngushtė mes forcave tė sigurimit tė shteteve tė ndryshme, duke bėrė kėshtu tė mundur eliminimin e kontrolleve kufitare. Traktati i Shengenit ėshtė njė marrėveshje paralele me jetėn e Bashkimit Europian dhe jo pjesė pėrbėrėse e tij, pasi ai nuk ėshtė nėnshkruar nga Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda. Me marrėveshjen e Shengenit u shėnua njė hap i rėndėsishėm drejt forcimit tė kufijve tė jashtėm tė Komunitetit dhe eliminimit tė kufijve tė brendshėm. Emri i marrėveshjes rrjedh nga emri i njė qyteze luksemburgase, nė tė cilėn ajo u nėnshkrua.

Mjedisi (Environment): Qėllimi i politikės komunitare tė mjedisit ėshtė ruajtja, mbrojtja dhe rritja e cilėsisė sė mjedisit dhe mbrojtja e shėndetit tė njerėzve. Ajo gjithashtu synon njė shfrytėzim tė kujdesshėm dhe tė zgjuar tė burimeve tokėsore. Nė tė njėjtėn kohė, kjo politikė kėrkon tė promovojė masa nė nivelin ndėrkombėtar pėr t'u marrė me problemet botėrore tė mjedisit.
Traktati i Amsterdamit ka shtuar parimin e "mjedisit tė qėndrueshėm" si njė nga objektivat e BE-sė, kurse kėrkesave pėr mbrojtjen e mjedisit i ėshtė dhėnė mė shumė peshė nė politika tė tjera komunitare, sidomos nė kontekstin e tregut tė brendshėm.
Politika mjedisore ėshtė e bazuar nė parimet e kryerjes sė veprimeve parandaluese, zhdukjes sė problemeve mjedisore qė nė burim dhe pagesės nga ana e ndotėsit.

Ombudsman-i Evropian (European Ombudsman): Ombudsmani Evropian emėrohet nga Parlamenti Evropian pas ēdo zgjedhjeje dhe ka mandat aq sa edhe vetė Parlamenti. Ai gėzon tė drejtėn tė pranojė ankime nga ēdo qytetar i BE-sė ose nga ēdo person fizik ose juridik me qėndrim nė njė shtet anėtar lidhur me rastet e keqadministrimit tė veprimtarive tė institucioneve ose organeve komunitare (me pėrjashtim tė Gjykatės sė BE-sė dhe Gjykatės sė Shkallės sė parė). Kur Ombudsman-i sheh qė ka njė rast keqadministrimi, ai lajmėron institucionin pėrkatės, kryen hetime, kėrkon njė zgjidhje tė problemit dhe nėse e sheh tė nevojshme dėrgon rekomandime, tė cilave institucioni duhet t'i pėrgjigjet brenda tre muajve nė formėn e njė raporti tė detajuar.
• Organizata pėr zhvillimin dhe bashkėpunimin ekonomik (OECD), me seli nė Paris, u themelua mė 1961 si pasardhėse e organizatės pėr bashkėpunimin ekonomik evropian (OEEC). Ajo pėrbėhet nga 29 vende (sipas statistikave tė vitit 2001) dhe funksioni kryesor i saj ėshtė t'u sigurojė shteteve njė ambient pėr diskutimin, zhvillimin dhe perfeksionimin e politikave ekonomike e sociale.

Parlamenti Evropian (European Parliament): Parlamenti Evropian ėshtė njė kuvend qė pėrfaqėson 370 milionė qytetarėt e BE-sė. Qė nga viti 1979 anėtarėt e tij zgjidhen me votim tė drejtpėrdrejtė nga populli. Numri i pėrfaqėsuesve nga secili shtet pėrcaktohet bazuar nė madhėsinė e popullsisė sė njė vendi. Funksionet kryesorė tė Parlamentit Evropian janė:
- ai vlerėson propozimet e Komisionit dhe merr pjesė nė procesin ligjvėnės, nė disa raste si bashkė-ligjvėnės me Kėshillin;
- ka tė drejtėn e kontrollit mbi veprimtaritė e BE-sė pėrmes miratimit tė emėrimeve nė Komision (si dhe tė drejtėn e rrėzimit tė tij) dhe pėrmes pyetjeve me gojė dhe me shkrim drejtuar Komisionit dhe Kėshillit;
- ndan kompetencat buxhetore me Kėshillin nė votimin e buxhetit vjetor dhe nė mbikqyrjen e pėrdorimit tė tij.

Ai gjithashtu emėron njė Ombudsman i cili ka tė drejtė tė mbledhė ankimet nga qytetarėt e BE-sė lidhur me keqadministrimin e veprimtarive nė institucionet dhe organet e Komunitetit. Nė tė njėjtėn kohė, Parlamenti Evropian mund tė krijojė komitete hetues, kompetencat e tė cilėve nuk kufizohen vetėm me veprimet e institucioneve komunitare, por edhe me veprimet e shteteve anėtarė pėrsa i pėrket zbatimit tė politikave komunitare.
Traktati i Amsterdamit dhe ai i Nicės rritėn rolin e Parlamentit si bashkė-ligjvėnės duke zgjeruar fushat nė tė cilat pėrdoret procedura e vendimmarrjes sė pėrbashkėt me kėshillin nė miratimin e akteve ligjore. Gjithashtu, Traktati i Nicės i dha Parlamentit tė drejtėn e hapjes sė procedurave gjyqėsore nė Gjykatėn Evropiane.

Pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr PPJS (High Representative for the CFSP): Pozicioni i Pėrfaqėsuesit tė lartė pėr Politikėn e Pėrbashkėt tė Jashtme dhe tė Sigurisė u krijua me Traktatin e Amsterdamit. Ky post mbahet nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit, detyra e tė cilit ėshtė dhėnia e ndihmės Presidencės sė BE-sė nė ēėshtjet qė lidhen me politikėn e jashtme dhe tė sigurisė. Pėrfaqėsuesi i Lartė synon tė mundėsojė qė BE tė shprehė pozicionet e veta nė skenėn ndėrkombėtare me njė koherencė mė tė madhe duke i dhėnė atij njė fytyrė dhe zė konkret.
Nė tė njėjtėn kohė, Pėrfaqėsuesi i lartė ndihmon nė formulimin, pėrgatitjen dhe zbatimin e vendimeve politike tė Kėshillit. Ai ose ajo mund tė marrė pjesė nė bisedime me palėt e treta si pėrfaqėsues i Kėshillit, nė rast se kėrkohet nga Presidenca.
• Politika Evropiane e Sigurisė dhe e Mbrojtjes (European Security and Defense Policy): Politika Evropiane e Sigurisė dhe Mbrojtjes (PESM) pėrfshin parashikimin e njė politike tė pėrbashkėt tė mbrojtjes e cila me kohėn mund tė shpjerė nė njė mbrojte tė pėrbashkėt. E themeluar mė 1999, PESM-i synon tė lejojė BE-nė tė ketė kapacitetet e veta civile dhe ushtarake pėr menaxhimin e krizave dhe parandalimin e konflikteve nė nivel ndėrkombėtar.

PESM-i, i cili nuk pėrfshin krijimin e njė ushtrie evropiane, po zhvillohet nė njė mėnyrė tė pėrputhshme dhe tė bashkėrenduar me NATO-n. Me hyrjen nė fuqi tė Traktatit tė Amsterdamit detyra tė reja i janė ngarkuar BE-sė. Kėto janė operacionet humanitare dhe tė shpėtimit, operacionet paqėruajtėse dhe pėrdorimi i forcave luftarake nė menaxhimin e krizave, pėrfshirė operacionet e vendosjes sė paqes (tė njohura edhe si "detyrat e Petersberg-ut"). PESM-i gjithashtu ka edhe njė pėrbėrės tė parandalimit tė konflikteve. Kėshilli Evropian i Helsinkut vendosi njė objektiv qė ka tė bėjė me aftėsinė e BE-sė pėr tė mobilizuar deri nė 60.000 ushtarė brenda 60 ditėsh pėr njė periudhė tė paktėn njė vjeēare.

Politika e Pėrbashkėt Bujqėsore (Common Agricultural Policy): Politika e Pėrbashkėt Bujqėsore (PPB) ėshtė njė ēėshtje ekskluzivisht brenda kompetencave komunitare. Qėllimi i kėsaj politike ėshtė sigurimi i ēmimeve tė arsyeshme pėr konsumatorėt evropianė dhe e tė ardhurave tė drejta pėr fermerėt, kryesisht duke themeluar organizata tė tregut tė pėrbashkėt bujqėsor dhe duke aplikuar parimet e ēmimeve tė vetme, solidaritetit financiar dhe preferencave komunitare. Politika e Pėrbashkėt Bujqėsore ėshtė njė nga politikat mė tė rėndėsishme komunitare pasi thith 45% tė buxhetit komunitar. Vendimet e lidhura me politikėn komunitare merren me shumicė tė cilėsuar nė Kėshill pas kėshillimit me Parlamentin Evropian.

Qė nė krijimin e saj, PPB-ja arriti ta bėjė Komunitetin Evropian tė vetėmjaftueshėm branda njė periudhe mjaft tė shkurtėr. Sidoqoftė, me kalimin e kohės kjo politikė u bė vazhdimisht mė e kushtueshme pasi ēmimet evropiane ishin shume tė larta nė krahasim me ato botėrore. Ndryshimet e bėra nė vitin 1992 hoqėn ēmimet e garantuara bujqėsore dhe i zėvendėsuan ato me pagesa kompensuese pėr prodhimin. I detyruar nga zgjerimi i vitit 2004, Komisioni Evropian riforcoi ndryshimet e bėra duke e vėnė tashmė theksin mbi sigurinė e ushqimeve, objektivave mjedisorė dhe bujqėsisė sė qėndrueshme. Nė tė njėjtėn kohė, synohet edhe rritja e konkurueshmėrisė sė prodhimeve bujqėsore evropiane, thjeshtėzimi i legjislacionit bujqėsor dhe stabilizimi i shpenzimeve bujqėsore.

Politika e Pėrbashkėt e Jashtme dhe e Sigurisė (Common Foreign and Security Policy): Politika e Pėrbashkėt e Jashtme dhe e Sigurisė (PPJS) u krijua nėpėrmjet Titullit V tė Traktatit tė Bashkimit Evropian. Ajo zėvendėsoi Bashkėpunimin Politik Evropian dhe nė tė njėjtėn kohė parashikon krijimin e njė politike tė pėrbashkėt tė mbrojtjes, e cila me kohėn mund tė shpjerė nė mbrojtjen e pėrbashkėt.
PPJS pėrbėn shtyllėn e dytė tė BE-sė dhe objektivat e saj mund tė realizohen nėpėrmjet instrumentave ligjorė specifikė (veprimi i pėrbashkėt, pozicioni i pėrbashkėt) tė cilėt duhet tė pranohen nė mėnyrė unanime nga Kėshilli. Qė me hyrjen nė fuqi tė Traktatit tė Amstredamit, PPJS ka nė dizpozicion edhe njė instrument tjetėr, strategjinė e pėrbashkėt. Traktati i Amsterdamit parashikon gjithashtu pėrdorimin e votimit tė shumicės sė cilėsuar nė disa rrethana tė veēanta. Traktati i Nicės, nga ana tjetėr, solli mundėsinė e nje bashkėpunimi mė tė madh nė fushėn e PPJS-sė pėr zbatimin e pozicioneve dhe aksioneve tė pėrbashkėta. Ky bashkėpunim mė i madh nuk mund tė pėrdoret nė ēėshtjet ushtarake dhe tė mbrojtjes.

Politika e Pėrbashkėt e Transportit (Common Transport Policy): Qėllimi i Politikės sė Pėrbashkėt tė Transportit ėshtė vendosja e rregullave tė pėrbashkėta tė aplikueshme nė transportin ndėrkombėtar me destinacion pėr nė ose nga shtetet anėtarė ose nė atė qė kalon permes tė paktėn njėrit prej shteteve anėtarė. Kjo politikė gjithashtu synon tė vendosė rregullat e lidhura me operimin e shėrbimeve tė transportuesve nga jo-rezidentėt brenda territorit tė Komunitetit si dhe tė rrisė sigurinė e transportit.

Politika e Pėrbashkėt Tregtare (Common Commercial Policy): Komuniteti Evropian ka pėrgjegjėsi dhe kompetencė ekskluzive mbi politikėn e pėrbashkėt tregtare. Nė bazė tė kėsaj politike, njė bashkim doganor ėshtė themeluar mes shteteve anėtarė me rregulla tė njėjta lidhur me ndryshimet nė tarifa, pėrfundimin e marrėveshjeve tė tarifave dhe tregtise me shtete jo-anėtarė, politika e eksporteve dhe importeve, etj. Vendimet merren me shumicė tė cilėsuar nė Kėshill.
Traktati i Amsterdamit mundėsoi shtrirjen e politikės sė pėrbashkėt tregtare pėr tė mbuluar edhe bisedimet ndėrkombėtare dhe marrėveshjet rreth shėrbimeve dhe pronėsisė intelektuale. Kjo bėhej pasi tė ishte votuar unanimisht nė Kėshill, ndėrsa sipas Traktatit tė Nicės, marrėveshje tė tilla mund tė kryhen me shumicė tė cilėsuar. Sidoqoftė, ka ende disa kufizime nė ato zona ku kompetencat ndahen mes Komunitetit dhe shteteve anėtarė. Kėto pėrjashtime pėrfshijnė tregtinė e shėrbimeve kulturore dhe audiovizuale dhe tregtinė e shėrbimeve tė arsimit.

Politika Sociale (Social Policy): Marrėveshja e Politikės Sociale, e nėnshkruar nga 11 vende anėtarė iu shtua Traktatit tė KE-sė nėpėrmjet Traktatit tė Amstredamit duke i dhėne fund njė situate komplekse. Nga viti 1993 deri nė 1999 kishte dy baza ligjore tė lidhura me politikėn sociale: Traktati i Komunitetit Evropian dhe njė marrėveshje e veēantė nė tė cilėn Mbretėria e Bashkuar nuk kishte marrė pjesė.

Synimet e kėsaj politkė janė tė bazuara nė Kartėn Sociale Evropiane tė vitit 1961 dhe Kartės Komunitare tė tė Drejtave Themelore Sociale pėr Punėtorėt. Kėto objektiva ishin pėrfshirė mė parė edhe nė Marrėveshjen e Politikės Sociale dhe pėrfshijnė promovimin e punėsimit, mbrojtjen e pėrshtatshme sociale, dialogun mes punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve, zhvillimin e burimeve njerėzore dhe luftėn kundėr pėrjashtimit. Vendimet e lidhura me kėtė politikė merren me anė tė procedurės sė vendimit tė pėrbashkėt ose me unanimitet, pasi tė jenė konsultuar edhe Parlamenti Evropian, Komiteti Ekonomik dhe Social dhe Komiteti i Rajoneve.

Pozicioni i pėrbashkėt (Common position): Pozicioni i pėrbashkėt nė kontekstin e PPJS-sė ėshtė parashikuar ta bėjė bashkėpunimin mes shteteve anėtarė mė tė rregult dhe tė pėrmirėsojė bashkėrendimin e tij. Shtetet anėtarė janė tė detyruar t'i mbėshtesin tė gjithė kėto pozicione, tė cilat pranohen me unanimitet nga Kėshilli.

Presidenca e BE-sė (Presidency of the Union): Presidenca e BE-sė mbahet nga ēdo vend anėtar pėr njė periudhė gjashtė mujore. Suksesi me presidencėn ėshtė njė detyrė dhe kontribut qė ēdo shtet anėtar bėn pėr mirėfunksionimin e institucioneve tė Komunitetit. Sidoqoftė formula e rotacionit sė Presidencės ka mangėsitė e veta prandaj nė Projekt-Kushtetutėn Evropiane parashikohet krijimi i institucionit tė Presidentit tė Kėshillit tė BE-sė, i cili do merret me mbarėvajtjen e punėve nė institucionet evropiane.

Strategjia e pėrbashkėt (Common strategy): Strategjia e pėrbashkėt ėshtė njė instrument i ri PPJS-sė i cili u soll nga Traktati i Amsterdamit. Strategjitė e pėrbashkėta pėrpilohen nga Kėshilli Evropian dhe zbatohen nė fushat ku shtete anėtarė kanė interesa tė pėrbashkėta. Njė strategji e pėrbashkėt parashtron qėllimet dhe kohėzgjatjen si dhe instrumentat e vėna nė dizpozicion nga BE dhe shtetet anėtarė. Strategjitė e pėrbashkėta zbatohen nga Kėshilli nėpėrmjet pozicioneve dhe aksioneve tė pėrbashkėta. Kėshilli mund t'i propozojė stategji tė pėrbashkėta Kėshillit Evropian.

Telekomunikacionet (Telecommunications): Me synim pėrfundimin e tregut tė brendshėm, liberalizimi i telekomunikacioneve u shfaq si njė pėrparėsi e Komunitetit Evropian mė 1987. Nė 1988, njė direktivė i hapi rrugėn liberalizimit tė tregjeve tė terminaleve tė telekomunikacionit. Nė fazėn e dytė tė zhvillimit, njė direktovė e pranuar nė 1990 liberalizoi shėrbimet e telekomunikacioneve pėrveē telefonisė sė zėrit. Nė 1994, liberalizimi u zgjerua pėr tė pėrfshirė komunikacionet e satelitit dhe shėrbimet e transmetimit dhe nė 1996, rrjetet e televizorėve kabllorė dhe komunikacionet lėvizėse. Nė tė njėjtėn kohė, njė infrastrukturė e hapur e telekomunikacioneve dhe rrjet shėrbimesh u themelua mė 1990. Pranimi i rregullave tė pėrbashkėta lejoi harmonizimin e kushteve tė hyrjes sė operatorėve tė rinj nė treg. Nė 1993, Kėshilli i Ministrave vendosi pėr liberalizimin e plotė tė shėrbimeve tė telefonisė sė zėrit deri nė 1 janar 1998.

Nė vitin 1999, Komisioni Evropian filloi me detyrėn e rishikimit tė kornizės rregullatore evropiane tė telekomunikacioneve. Synimi kryesor i kėsaj lėvizjeje ishte pėrmirėsimi i aksesit nė shoqėrinė e informacionit duke arritur njė ekuilibėr mes rregullimit tė sektorit dhe rregullave komunitare tė konkurencės.

Tėrėsia e rregullave tė Schengen-it: Marrėveshja dhe konventa (Schengen acquis: Agreement and Convention): Marrėveshja e Schengen-it u nėnshkrua mė 14 qershor 1985 nga Franca, Gjermania, Belgjika, Hollanda dhe Luksemburgu. Me anė tė kėsaj marrėveshjeje, kėto shtete u angazhuan pėr tė hequr gradualisht kontrollet nė kufinjtė e pėrbashkėt dhe pėr tė aplikuar lėvizjen e lirė tė tė gjithė personave tė cilėt jane shtetas tė vendeve nėnshkruese, tė vendeve anėtare tė BE-sė dhe tė vendeve tė treta. Ndėrsa Konventa u nėnshkrua po nga kėto vende mė 19 qersor 1990 por nuk hyri ne fuqi deri me 1995. Kjo konventė parashtron rregullat dhe garancitė e zbatimit tė lėvizjes sė lire sė personave.

Marrėveshja dhe konventa, rregullat e pranuara mbi kėtė bazė dhe tė gjitha marrėveshjet e tjera tė lidhura me kėtė fushė formojnė tėrėsinė e rregullave tė Schengen-it (Schengen acquis). Njė protokoll i Traktatit tė Amsterdamit rregullon futjen e acquisit tė Schengen-it nė traktatet e BE-sė. Me qėllimin e sigurimit tė njė baze ligjore, acquisi i Schengenit u nda nė dy pjesė: nėn shtyllėn e parė (Titulli IV i Traktatit tė Komunitetit Evropian - Vizat, azili, emigracioni dhe politikat e tjera tė lidhura me lėvizjen e lirė tė personave) dhe nė shtyllėn e tretė (Titulli VI i Traktatit tė BE-sė - Bashkėpunimi gjyqėsor dhe policor mbi ēėshtjet penale). Nė tė njėjtėn kohė, kjo bashkėngjitje ligjore e Schengen-it nė BE u shoqėrua edhe me integrimin e institucioneve pasi Kėshilli Ekzekutiv i Schengen-it iu bashkangjit Kėshillit tė BE-sė ndėrsa Sekretariati iu bashkangjit Sekretariatit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit.

Protokolli shtesė i Traktatit tė Amsterdamit shpreh se acquisi i Schengen-it dhe rregullat e pranuara nga institucionet nė bazė tė kėtij acquisi do tė zbatohen nė tėrėsinė e tyre nga tė gjitha vendet aplikuese.
Schengen-i ėshtė zgjeruar gradualisht, Italia nėnshkroi nė 1990, Spanja dhe Portugalia nė 1991, Greqia nė 1992, Austria nė 1995 dhe Suedia, Danimarka dhe Finlanda nė 1996. islanda dhe Norvegjia janė gjithashtu nėnshkrues tė konventės.
Edhe pse Mbretėria e Bashkuar dhe Irlanda nuk janė nėnshkrues tė kėtyre marrėveshjeve, sipas protokollit tė Traktatit tė Amsterdamit, me votimin unanim tė gjithe vendeve tė tjera anėtare tė BE-sė nė Kėshill, ato mund tė pranojnė disa ose tė gjithė rregullat e Schengen-it, gjė tė cilėn ato e kanė bėrė vetėm nė disa fusha tė kufizura. Nė tė njėjtėn kohė, megjithėse Danimarka ėshtė nėnshkruese e Konventės dhe merr pjesė nė politikėn e vizave, ajo mund tė zgjedhė nėse do tė aplikojė ndonjė vendim tė ri tė marrė nė bazė tė acquisit tė Schengen-it.

Traktati i Amsterdamit (Treaty of Amsterdam): Traktati i Amsterdamit ėshtė rezultat i konferencės ndėrqeveritare qė filloi nė samitin e Torinos mė 29 mars 1996. Ai u pranua nė Kėshillin Evropian tė Amsterdamit mė 16 dhe 17 qershor 1997, u firmos nga ministrat e jashtėm tė vendeve anėtare dhe hyri nė fuqi nė 1 maj 1999 pas ratifikimi nga tė gjitha vendet anėtare.
Nga pikėpamja ligjore, Traktati ndryshon dispozita tė caktuara tė Traktatit tė BE-sė, Traktateve themelues tė Komuniteteve Evropiane dhe disa akteve tė tjera. Ky traktat nuk zėvendėson traktatet e mėparshme, pėrkundrazi qėndron nė krah tė tyre. Ndryshimet kryesore qė solli Traktati i Amsterdamit janė transferimi i disa fushave tė Drejtėsisė dhe Ēėshtjeve tė Brendshme nga shtylla e tretė tek shtylla e parė, sjellja e parimit tė fleksibilitetit, shtimi i fushave ku aplikohet votimi i shumicės sė cilėsuar nė vend tė unanimitetit, shtimi i kompetencave ligjvėnėse tė Parlamentit Evropian, etj.

Traktati i Maastricht-it (Maastricht Treaty): I quajtur ndryshe edhe Traktati i Bashkimit Evropian, ky traktat u nėnshkrua mė 7 shkurt 1992 dhe hyri nė fuqi mė 1 nėntor 1993. Traktati i Maastrich-it e ndryshoi emrin e Komunitetit Ekonomik Evropian nė thjesht "Komuniteti Evropian" dhe nė tė njėjtėn kohė solli forma tė reja tė bashkėpunimit ndėr-qeveritar mes shteteve anėtare nė fushat e politikės sė jashtme, sigurisė, drejtėsisė dhe ēėshtjeve tė brendshme. Duke ia shtuar kėtė model bashkėpunimi ndėr-qeveritar strukturės ekzistuese komunitare, Traktati i Maastricht-it krijoi njė strukturė tė re me tre shtylla qė kanė si karakter ekonomik ashtu edhe politik. Kjo strukturė e re u quajt Bashkimi Evropian.

Traktati i Nicės (Treaty of Nice): Pranuar nė dhjetor 2000, nė fund tė Kėshillit Evropian tė Nicės dhe firmosur mė 26 shkurt 2001, Traktati i Nicės i dha fund konferencės ndėrqeveritare qė kishte filluar nė shkurt 2000, qėllimi i sė cilės ishte rregullimi i punės dhe pėrbėrjes sė institucioneve evropiane para ardhjes sė anėtarėve tė rinj. Pra, ky traktat i hapi rrugė zgjerimit tė ardhshėm tė BE-sė me vende nga Evropa lindore dhe jugore.
Ndryshimet kryesore qė ky traktat solli janė: kufizimi i madhėsisė dhe pėrbėrjes sė Komisionit, shtimi i fushave ku aplikohet votimi i shumicės sė cilėsuar, njė shpėrndarje e re e peshės sė votave nė Kėshill dhe bėrja mė fleksibėl e marrėveshjeve tė bashkėpunimit tė pėrforcuar. Pėrveē kėtyre katėr ēėshtjeve kyē, probleme tė tjera institucionale u trajtuan: thjeshtėzimi i traktateve, pėrkufizimi i fuqive, integrimi i Kartės sė tė Drejtave Themelore dhe roli i parlamenteve kombėtare. Deklarata mbi tė Ardhmen e Bashkimit, e cila iu bashkangjit Traktatit, pėrcakton hapat e ardhshėm qė duhen ndėrmarrė pėr tė thelluar reformėn institucionale. Pas ratifikimit nga tė gjithė shtetet anėtare, Traktati i Nicės hyri nė fuqi nė 1 janar 2003.

Traktati i Parisit (Treaty of Paris): Emri zyrtar i kėtij traktati ėshtė Traktati themelues i Komunitetit Evropian tė Qymyrit dhe Ēelikut (KEQĒ). Ky traktat u nėnshkrua mė 18 prill 1951 nė Paris dhe hyri nė fuqi mė 23 korrik 1952. Me Traktatin e Shkrirjes, Autoriteti i Lartė dhe Komisioni i KEQĒ-it u shkrinė nė njė Kėshill dhe Komision tė Komuniteteve Evropian. Vlefshmėria ligjore e kėtij Traktati mbaroi mė 23 korrik 2002.

Traktatet e Romės (Treaties of Rome): Traktati themelues i Komunitetit Evropian tė Energjisė Atomike (Euratom) dhe Traktati themelues i Komunitetit Ekonomik Evropian u nėnshkruan nė Romė mė 25 mars 1957 dhe hynė nė fuqi mė 1 janar 1958. Nė gjuhėn e pėrditshme kėto traktate u quajtėn thjesht "Traktatet e Romės", ndėrsa kur pėrdoret termi "Traktati i Romės" nėnkuptohet vetėm Traktati themelues i Komunitetit Ekonomik Evropian.

Trojka (Troļka): Trojka pėrbėhet nga shteti i cili mban Presidencėn e Kėshillit, nga shteti qė e ka mbajtur gjatė gjashtė muajve tė mėparshėm dhe shteti i cili do ta mbajė pėr gjashtė muajt e ardhshėm. Trojka ndihmohet nga Komisioni dhe pėrfaqėson BE-nė marrėdhėniet e jashtme.
Traktati i Amsterdamit solli njė formė tė re tė Trojkės ku Presidenca shoqėrohet nga Pėrfaqėsuesi i Lartė pėr Politikėn e Pėrbashkėt tė Jashtme dhe tė Sigurisė dhe nga Komisioni.

Veprimi i pėrbashkėt (Joint action): Ky term, i cili i referohet njė instrumenti ligjor tė Titullit V tė Traktatit tė Bashkimit Evropian, nėnkupton njė aksion tė bashkėrenduar nga shtetet anėtarė, me anė tė cilit burime tė ēfarėdo lloji (burime njerėzore, dije, financim, pajisje, etj) mobilizohen pėr arritjen e synimeve tė vendosura nga Kėshilli mbi bazėn e direktivave nga Kėshilli Evropian.
• Zona e lirisė, sigurisė dhe e drejtėsisė (Area of freedom, security and justice): Suksetet e arritura qė nga viti 1993 nė fushėn e ēėshtjeve tė brendshme dhe drejtėsisė ēuan nė pėrfshirjen e disa objektivave mė ambiciozė nė Traktatin e Amsterdamit. Kėshtu u vendos pėr krijimin e njė zone tė lirisė, sigurisė dhe drejtėsisė, e cila do siguronte njė lėvizje tė lire tė vėrtetė tė personave dhe pėrpjekje mė tė frytshme kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Fushat e lidhura me ēėshtjet e brendshme dhe drejtėsinė rregulloheshin vetėm sipas procedurave ndėr-qeveritare tė pėrfshira nė Titullin VI tė Traktatit tė Maastricht-it ("shtylla e tretė") Me hyrjen nė fuqi tė Traktatit e Amsterdamit, kėto fusha janė ndarė nė shtyllėn e parė dhe tė tretė.

Shtylla e parė, nė tė cilėn janė tė vlefshme procedurat komunitare, pėrfshin politikat e azilit, emigrimit, vizave dhe politika tė tjera tė rregulluara nė Titullin IV tė Traktatit tė komunitetit Evropian. Ndėrsa shtylla e tretė, nė tė cilėn janė tė vlefshme procedurat ndėr-qeveritare, pėrfshin mė pak fusha se mė parė qė rregullohen nė Titullin VI tė Traktatit tė Maastricht-it.. Kėto janė rregulla tė lidhura me bashkėpunimin policor, doganor dhe gjyqėsor. Nė shtyllėn e tretė, ende ekzistojnė klauzola sipas sė cilave, shtete anėtarė mund tė vendosin transferimin e rregullave nga shtylla e tretė nė tė parėn. Megjithėse njė gjė e tillė ėshtė e komplikuar dhe nuk ėshtė pėrsorur akoma, vetė prania e tė tilla rregullave tregon se nė tė ardhmen tė gjitha kėto ēėshtje do tė rregullohen nė kornizėn komunitare.
•
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
avatar
HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 32
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi