Plaku-Plaka

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Plaku-Plaka

Mesazh nga Visi prej Fri Feb 05, 2010 8:43 pm

Plaku e Plaka
Na ishte nje here plaku me plaken, dhe na zihen njeri me tjetrin…
pasi u zun te dy keta, vendosen te ndaheshin,
por na duhej te ndanin dhe mallin qe kishin ne menyre te barabart…
…edhe keshtu ben.
*plaku merr kaposhin
*plaka merr macen
*plaku merr sheqerin
*plaka merr kripen
*plaku merr mashen
*plaka merr kacin
edhe u ndan si perfundimisht te dy pleqt…
kalon nje fare kohe, dhe plaka e lan kripen dhe e nxjerr ne diell per ta thar…mirpo kripa na humbi, avulloi, dhe ngeli plaka pa kripeeeee dhe nuk kishte me se te gatuante me, dhe na ngeli pa ngren plaka….ashtu
ndersa plaku kishte sheqer edhe hante sheqerin….keshtuuuu

kur plaka vinte per te trazuar zjarrin i digjeshin dokat (duart)

ndersa plaku kishte mashen edhe nuk digjesh…

nje dite prej ditesh, ngelen te dy si perfundim pa ushqime dhe pa lek…

edhe cte bej cte bej thot plaku!?…i thot kaposhit…

O kaposh !
urdhero i thot kaposhi.

i thot plaku…kemi ngelur pa lek o kaposh, po dil e na gjej ndonje lek se nuk kemi me se te blejm buke.

e mire i thot kaposhi…

edhe keshtu vepron kaposhi, mer rrugen dhe niset per te gjetur lek per plakun…

ec e ec kaposhi, kur ne mes te rruges i del ujku.

i thot ujku kaposhit.

ku po vete o kaposh?

ja i thot kaposhi, kam dal te gjej ca lek se s’kemi me se te ham buke une edhe plaku…

oooo i thot ujku, a te vij edhe une me ty?

po… jo jo i thot kaposhi, se eshte rruge e larget edhe lodhesh.

jo ore jo, (i thot ujku) se nuk lodhem, po me ler te vij dhe une me ty.

epo mire hajde i thot kaposhi…dhe nisen te dy bashk.

ec e ec keta te dy, kur lodhet ujku.
i thot ujku kaposhit, o kaposh u lodha une, si t’ja bej?
a nuk te thash (i thot kaposhi) qe do lodhesh se eshte rruge e larget!
dhe e mer kaposhi ujkun dhe e fut tek barku…edhe nisen prap…

ec e ec, gjat rruges e njejta gje i ndodh edhe me dhelpren, lumin edhe ariun, edhe kaposhi beri te njeten gje si me ujkun(i futi te barku i vet) deri sa arriti tek mbreti.

kur arriti te mbreti kaposhi, hipi ne nje garth edhe ja nisi kenges…

kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

kur e degjon mbreti.

hėu thot mbreti, kush eshte ky qerrata qe dashka cupen time per grua?

kapeni shpejt, i’u thot ushtareve te tij mbreti, dhe futeni tek kuajt e eger ta shkelin me kemb qe te ngordhi,,,dhe e kapin ushtaret e mbretit dhe e hedhin te kuajt e eger kaposhi…ndersa kaposhi,,,tak nxjerr ujkun nga barku dhe i ha ujku kuajt e eger.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges,
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

hėu, prap mbreti, kapeni dhe futeni tek lepujt e eger, u thot mbreti ushtareve, qe ta han lepujt. e kapin ushtaret e hedhin kaposhin tek lepujt,,,kur kaposhi,,tak nxjerr dhelpren nga barku, dhe i ha dhelpra lepujt e eger,,,shpetoj prap kaposhiiii…
me te dal prap kaposhi i’a nis kenges serish…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

u cmend mbreti,,,kapeni u thot ushtareve dhe hidheni tek furra brenda qe te digjet nga zjarri…e kapin ushtaret e hedhin te zjarri kaposhin,,,,kur kaposhi tak, nxjerr lumin qe kishte tek barku i tij, dhe e shuan zjarrin lumiiiii,,,dhe keshtu shpetoj prap kaposhi.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges…

Kapeni tani, u thot mbreti ushtareve, dhe hidheni tek dhoma me florinj, te haj florinj sa te mbytet…
e kapin ushtaret, e fusin tek dhoma me florinj…
mbush barkun mire e mire me florinj kaposhi, dhe nxjerr ariun nga barku per te shqyer deren, e hap deren ariu, del kaposhi prap…
ne te ikur kaposhi, i’a merr edhe nje here kenges ne fund per inat te mbretit,,,kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…edhe iken kaposhi, kthehet tek plaku…

u gezua plaku se i solli gjithe ato florinj kaposhi…

e shikon plaka dhe i vjen inat…
i thot plaka maces qe kishte ne shtepi…
po del edhe ti moj mace na gjej ndonje flori si kaposhi, se do ngordhim per buke…

e mire i thot macja se dal une,,,del macja, kap hardhuca, gjarprinj, neperka, edhe ja con plakes tek shtepia…i leshohen hardhucat ta han plaken… ndihme…ndihme… po therriste plaka, bjer me kacit plaka hardhucave, po nuk mundte t’i vriste te gjitha…ndihme… ndihme… therriste plaka.

e degjon plaku qe po kerkonte ndihme plaka e shkret, dhe vete e ndihmon… dhe e shpeton plaken nga hardhucaaaaat….

dhe pastaj bashkohen prap plaku me plaken dhe jetojn prap sebashku te gezuaaaaar…
------------------------------

Visi
Moderator
Moderator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Aquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 29
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009

Shiko profilin e anėtarit http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Plaku-Plaka

Mesazh nga Rebeli prej Sun Feb 14, 2010 11:34 am

Ohhh, sa interesante. thnx, :lol; je cool fare.
------------------------------

Rebeli
Moderator
Moderator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Scorpio Horse
Numri i postimeve Numri i postimeve : 38
Ditelindja Ditelindja : 02/11/1990
Mosha Mosha : 26
Vendodhja Vendodhja : Prizren
Hobet Hobet : Music
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 1
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 51
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 12/02/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi