CMENDONI PER VRSAJEN??

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

CMENDONI PER VRSAJEN??

Mesazh nga HELENA prej Thu Feb 04, 2010 3:02 pm

“VRASJA”
DEFINICIONI I SAJ JURIDIK
DHE
AI PSIKOLOGJIK

KONVENTA EUROPIANE E TE DREJTAVE TE NJERIUT, KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE DHE NJE SERE LIGJESH QE KANE DALE NE BAZE DHE PER ZBATIM TE TYRE SANKSIONOJNE SE:

Konventa Europiane e tė Drejtave tė Njeriut ne Nenet 2 dhe 3 saj pėrcakton se:

Neni 2:

“Secili gėzon tė gjitha tė drejtat dhe liritė e parashtruara nė kėtė Deklaratė pa kurrfarė kufizimesh pėrsa i pėrket racės, ngjyrės, gjinisė, gjuhės, besimit fetar, mendimit politik ose tjetėr, origjinės kombėtare a shoqėrore, pasurisė, lindjes ose tjetėr.
Asnjė dallim nuk do tė bėhet nė bazė tė statusit politik, juridik ose ndėrkombėtar tė shtetit ose vendit tė cilit i pėrket ēdo njeri, qoftė kur shteti ose vendi ėshtė i pavarur, qoftė nėn kujdestari, qoftė jo vetėqeverisės ose qė gjindet nė ēfarėdo kushtesh tė tjera tė kufizimit tė sovranitetit”

Neni 3:

“Gjithkush ka tė drejtė tė jetojė, tė jetė i lirė dhe tė ketė sigurimin vetjak”

Nė mbėshtetje tė plotė tė saj Kushtetuta jonė sanksionon nė nenin 21 se:
neni 21: “Jeta e personit mbrohet me ligje”

Keto parime jane elementet thelbesor per nje trajtim te denjė tė qenies njerėzore tė mireditura dhe tė gjithėpranuara nga cdo legjislacion por qe ende shkelen dhunshėm nė realitet.





CFARE E SHTYN NJERIUN TE BEHET KRIMINEL “VRASES” !?

Ekzistojne , pikepamje, teori te ngjashme , te cilat japin shpjegime te ngjashme lidhur me mundesine e ekzistences se kriminelit te lindur. Kete pikepamje e shpreh Tomas Hobsi , ne vepren e tij "Leviatani" ... lidhur me natyren e qenies njerezore , si qenie per veten , qenie egoiste..


Teza themelore e Hobsit lidhur me natyren e qenies njerezore ... "Homeini hominis est lupus"... Njeriu per njeriun eshte ujkkk ...
Ekzistojne teori te shumta biologjike mbi kriminalitetin .... dhe mundesit e ndikimit te faktoreve gjenetike , trashegues ne percaktimin dhe definimin e karakterit te personalitetit te njeriut..




Sado te rendesishme dhe korrekte te jene disa pikepamje, teori... prap se prap ato s'mund te tejkalojne epitetin e teorise... Karakteri i personalitetit te njeriut me shume ka shpjegim socio-kulturore ... DHE SI E TILLE DUKURITE ,FENOMENET E ASAJ QE NJIFET , PERMBLEDHET NE NJE TERM SOCIO-PATOLOGJI... ME SHUME SHPJEGIMET MBESHTETEN NE SHPJEGIMET SOCIO-KULTURORE SESA NE INTERPRETIMET BIOLOGJIIKE...




Krimit dhe kriminalitetit duhet t'i behet qasje multi-disiplinare ... Shpjegimet mbi ekzistencen, shkaqet e shfaqjes dhe zhvillimit te krimit dhe kriminalitetit jane te shumeta dhe te shumellojshme.





Le ti analizojme kete fenomen dhe keta faktore me poshte….



Historiku –Vrasjet ne Shqiperi


Nga viti 1971 e deri ne vitin 1987 ne Shqiperi nuk eshte evidencuar asnje vrasje per gjakmarrje.
Duhet theksuar se gjate kesaje periulle sanksionet ligjore per keto vepra penale kane qene mjaft te ashpra dhe nga policia behej nje pune mjaft e madhe per zgjidhjen e pajtimin e kontradiktave e hasmerive qe evidencoheshin.

Krahas punes se policise ne kete drejtim angazhoheshin edhe organizatat e partise dhe organizatat e tjera shoqerore te kohes. Ne rastet kur nuk arrihej pajtimi ne mes paleve ne konflikt, ndaj ketyre familjeve merreshin masa te tjera te karakterit administrativ deri ne internimin e tyre ne zona mjaft larg njera tjeres dhe me nje kontoll te plote te levizjes.

Ne keto vite si rezultat i ndryshimeve qe pesoi gjithe jeta e vendit e sidomos ne fushen ekonomike solli per pasoje lindjen e mjaft konflikteve per arsye te ndarjes se tokave, pronave, etj.

Gjallerimi i interesave te prones private si dhe koflikte qe egzistonin dhe linden ne kete periudhe rriten ne menyre te ndjeshme vrasjet per interesa pasurore, per hakmarrje e gjakmarrje.

Po kete periudh krahas vrasjeve per gjakmarrje qe pesuan nje rritje pati nje aktivizim te ndjeshem te komisioneve te pajtimit te gjaqeve e mosmarrveshjeve te cilat ne mjaft raste kane luajtur nje rol mjaft pozitiv ne zgjidhjen me pajtim te mosmarveshjeve te ndryshme dhe faljen e mjaft gjaqeve.


Ne krizen e gjithanshme qe kaloi vendi ne vitin 1997 dhe sidomos rrembimi dhe shperndarja e armeve nga depot e ushtrise u shoqerua me nje rritje te jashtezakonshme te vrasjeve ne pergjithsi dhe ne kete kuader edhe i vrasjeve per gjakmarrje e hakmarrje.

Gjithashtu ne kete vit pati nje rritje te konflikteve ne rradhet e popullates qe qe u shoqerua me rritjen e vrasjeve per hakmarrje e per gjakmarrje. Gjate ketij viti vrasjet dhe veprat e tjara penale paten nje rritje te ndjeshme edhe si rezultat i mos funksionimit te struktuarave shterore ne pjesen me te madhe te teritorit te vendit.








METODIKA E ZBULIMIT DHE E SQARIMIT TE VRASJES

Vrasja presupozon krimin qė kryhet, per te marre jeten e nje personi te vrare. Krimi i vrasjes,derisa prek vlera universale, te drejten e njeriut per te jetuar,konsiderohet krim ne cdo rend ekonomiko-shoqeror. Sigurisht kjo,nuk do te thote se ligjet penale ne te gjitha rendet ekonomiko-shoqerore,kudo e kurdohere,e kane mbrojtur njeriun njelloj. Vrasja eshte konceptuar si faj ne te drejten zakonore, ku e thene ndryshe veprim ose mosveprim si sjellje qe shkakton pasoja dhe qe paraqet rrezikshmeri shoqerore ne bashkesine e njerzve.
“Vrasje eshte ajo veper (veprim ose mosveprim) e kunderligjshme me anen e se ciles i hiqet jeta e nje personi tjeter me dashje ose nga pakujdesia”
Obkekti i vrasjes ne cdo forme qe te paraqitet,mund te jete vetem jeta e nje njeriu tjeter.
Format e parashikuara nga Kodi penal per vrasjen jane:
Vrasja me dashje,Vrasja e cilesuar (Me vrasje te cilesuar nenkuptohet ato vrasje me dashje qe behen te tilla per shkak te disa rrethanave te posacme,te cilat karakterizojne fuguren e krimit),vrasja me dashje ne lidhe me nje krim tjeter,vrasja me paramendim,vrasja ne rrethana te tjera cilesuese (vrasja me dashje e kryer ndaj te miturit,personit me mangesi fizike apo psikike,te semure te rende apo shtatzene,kur cilesite e viktimes jane te dukshme ose te njohura,deputetit,gjyqtarit,prokurorit,avokatit,policit,ushtarakut,nepunesit publik gjate detyres apo per shkak te saj,kur cilesite e vuktimes jane te dukshme ose te njohura,kallezuesit,deshmitarit,te dematuarit apo paleve tjera ndergjyqesore, vrasje e kryer ne bashkpunim,e kryer me shume se njehere,e kryer dy ose me shume personave,ne menyre te tille qe i shkakton mundime te vecanta viktimes,ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave,vrasja e foshnjes,vrasja e kryer ne gjendje tronditje te forte psikike te castit,shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rende e viktimes,vrasja me kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme,vrasja nga pakujdesia.

Vdekja e shkaktuar ne menyre te kunderligjshme parashikohet edhe ne disa figura tjera krimesh te Kodit penal, si ne vjedhje me dhune,ne krimet sexuale,ne shkeljet e rregullta te qarkullimit rrugore,ne plagosjen e rende,ne nderprerjen e shtatzenise etj.Ne keto figura objekti kryesor i figures nuk eshte jeta por marredhenie te tjera shoqerore. Sa i peket vrasjes me paramendim,duhet vecuar se historikisht, eshte parashikuar si ne legjislacionin penal te shteteve te ndryshme ashtu edhe ne kanunet shqiptare ne Kodin penal te vitit 1928, ndersa ne Kodet penale te viteve 1952 e 1977, nuk parashikohej shprehimisht sepse rrethanat cilesuese, si interesi hakmarrja xhelozia apo motivet tjera te dobeta, parashikoheshin ne nenin perkates te vrasjes se cilesuar, shkruan shkenctari i mirenjohur Prof.Dr. Ismet Elezi.
Ne literaturen juridike penale per vrasjen me paramendim ka pikpamje te kunderta. Disa e pranojne,te tjeret e kundershtojne, Hans Felix Feninger profesor zvicerrjan shkruan se vrasja me paramendim dallohet nga vrasja me dashje,sepse ne rastin e pare krimi kryhet duke u menduar qe me pare (premediation) kurse ne rastin e vrasjes me dashje kryhet ne gjendje afekti (impectus). Krejt ndryshe shprehet Prof. grek Ilia Gafos i cili thote: "Me pare e drejta greke e quante tipar dallues te vrasjes se cilesuar paramendimin,por si rezultat i diskutimeve e debateve te ndryshme per kete ceshtje, Kodi penal i ri i Greqise,duke ndjekur modelin e projektit te Kodit penal te Austrise dhe te projektit zyrtar te Austrise dhe te projektit zyrtar te Gjermanise, te vitit 1925, jep formulimin e pergjithshem te vrasjes me dashje e konsideron ne rrethana lehtesues. Sic shihet figurat e krimit qe parashikojne vdekjen e shkaktuar me dhune te nje personi jane te shumta.


2.Mjetet dhe motivet e vrasjes

Metodat dhe mjetet qe perdoren per t'i shkatuar vdekjen nje personi ne menyre te kunderligjshme jane te shumta.
Metodat -jane:Mbytja me lark,me duar,ne uje,vrasja,shkaktimi i demtimeve trupore,djegia,helmimi,mos dhenia e ndihmes ose mos tregimi i kujdesit per foshnjen.
Mjetet-jane: arme zjarri, arme te ftohta, mjete te rastit,si shkop, gure, sepate, cekic etj., pastaj lenede helmuese,objekte qe shtypin rruget e frymarrjes sic jane: shami, litar, tel, peshqir, duar,rryme elektrike, temperature te larta ose te uleta. Me shume ne praktik, per vrasje perdoren,armet e zjarrit,armet e ftohta dhe mjetet e rastit.
Motivi: eshte mobilizues-levizes i aktvitetit te njeriut.Motivi eshte fuqi e brendshme psikologjike qe nxit dhe aktivizon njeriun e caktuar.Ky aksion (aktivitet) mund manifestohet ne forme te veprimit ose mosveprimit,te durimit ose ne ndonje forme tjeter.Mirepo motivi nuk eshte vetem nxites dhe aktivizues,por gjithashtu edhe dejtues i aksionit,duke ia percaktuar drejtimin dhe intenzitetit e veprimit si dhe modalitetin e manifestimit te tij.Kuptimi i ketille i veprimit eshte i pranishem ne psikologjine bashkekohore.Ndonese ky kuptim i pergjithshem eshte shprehur me definicione teje te ndryshme.Motivi eshte nxitje e kuptuar me vetedije i krijuar ne baze te nevojave.Edhe motivet qe i shtyjne fajtoret te kryjne vrasje jane te ndryshme:per interes, hakmarrje, gjakmarrje (zakoni i gjakmarrjes i trasheguar nga lashtesia,ka lindur per shkak te nje varg fajtoresh objektive e subjektive,te brendshem e te jashtem dhe keta faktore kane vepruar qe ne Shqiperi te vazhdonte edhe me gjate, por gjithsesi ai eshte rregulluar me hollesi me normat e kanuneve mesjetare,gjurmet e te cilave kane arritur ne kohen tone thekson Prf.Dr.Elezi.
Vrasja per gjakmarrje gjen rregullim te plote juridik ne Kanunin e Leke Dukagjinit,ne Kanunin e Skenderbeut,ne Kanunin e Laberise si dhe ne kanune te tjera lokale.Per te marr hak per vdekjen e njerit prej te afermve,nje familje mund te vriste cdo mashkull te familjes se vrasesit,qe kur ishte foshnje,sipas rregullave te parapara me te drejten zakonore shqiptare,perkatesisht sipas Kanunit te Leke Dukagjinit,qe respektohen mjaft ne veri te Shqiperise.
Ne fund te vitit 1997 ne rajonin e Shkodres afro 2000 familje,dmth rreth 10.000 veta ishin ne gjak,gje qe do te thote se te gjithe meshkujt e ketyre familjeve nuk mund te dilnin nga shtepia,se rrezikoheshin te vriteshin),per xhelozi per te mbuluar nje krim tjeter,per qellimi ordinere per ti hequr qafe personat qe e pengojne fajtorin te harroj qellimin kriminal.E drejta zakonore penale e laberise,ndaj personit qe kryente nje krim,parashikonte masat:gjakmarrje,debim nga fshati,bojkotin-lecitja,gjobe,denimi me vdekje,denim me pllake ose ne derrasen e trupit, prerja e gjymtyreve,venie ne gomar se prapthi dhe me fytyre te nxire.
Menyra e kryerjes se vrasjes me dashje (metodat dhe mjetet) shoqerohen edhe me studimin e kushteve,me marrjen e masave pergatitore qe kane te bejne me vendin dhe ku do te kryhet vrasja,me kohen kur do te kryhet dhe vecanerisht me vezhgimin e levizjeve te viktimes dhe me organizimin e prites.
Vrasjet nga pakujdesia paraqesin veshtiresi ne hetim kur ne rastet kur fajtori merr masa per mbulimin e gjurmeve,kur perpiqet ta paraqese vdekjen sikur ka ndodhur nga nje semundje,nga nje rast fatkeqesie ose sikur ka vetevrasje.Ne keto rsate hetimi zhvillohet sikur ndodhemi para nje vrasjeje me dashje.Zbulimi i motivit ndihmon ne sqarimin e vrasjes ne teresi.






FAKTORET KRYESOR NE NDIKIMIN DHE PARANDALIMIN E VRASJEVE :

Cilat janė shkaqet kryesore tė vrasjes?

Ndėr shkaqet kryesore tė vrasjeve nė studim pėrmenden: gjendja psikologjike e individit, ku shquhen faktorė psikologjikė, patologjikė dhe biologjikė, tė cilėt shkaktojnė dhimbje tė thellė, ndikimet filozofike, teorike, fetare, estetike, artistike etj pėr jetėn, rėndėsinė dhe vazhdimėsinė e saj, ekzistenca e fajit dhe pėrgjegjėsisė apo ndjenjės sė fajit dhe pėrgjegjėsisė, pas kryerjes apo mendimit pėr kryerjen e njė veprer antiligjore, antisociale, apo tė amoralshme, tronditja e thellė psikike, si pasojė e traumave tė rėnda psikike apo ngjarjeve tė rėnda, hakmarrja, ndaj personit apo personave pėrgjegjės, pėr sjellje apo veprime qė viktima i konsideron tė dėmshme ndaj tij, traumat e rėnda si pasojė e trajtimi tė keq sistematik, sjelljeve te tjera sistematike qė prekin rėndė dinjitetin, ose veprimeve tė rėnda kriminale qė prekin nderin, moralin dhe shėndetin.. Nė pėrgjithėsi, shkaqet ndėrthuren dhe alternohen me njėri-tjetrin.
Shkaqet e vetėvrasjes mund tė veprojnė tek njė masė e madhe njerėzish, por jo tek tė gjithė ata, efektet janė tė njėjta. Lindja e tendencės pėr vetėvrasje dhe pasoja - vdekja, vjen vetėm atėherė kur shkaqet veprojnė nė kushte dhe rrethana specifike. Kushtet dhe rrethanat janė tė veēanta pėr tė miturit, adoleshentėt, tė rinjtė dhe tė rriturit, ato janė individuale dhe sociale; psikologjike, sociologjike psikiatrike,gjenetike,biologjike,mjekėsore,etj.
Nė mėnyrė tė pėrgjithshme, rrethanat dhe faktorėt qė favorizojnė fenomenin e vetėvrasjes mund t'i rendisim si mė poshtė:

Depresioni :pėr shkaqe sociale, familjare, individuale, pas divorcit, pas humbjes se njerėzve tė dashur etj, ankthi, tradita, ngjarje apo rrethana te ndryshme stresuese, veshtiresite e jeteses dhe ato te komunikimit mes njerėzve, abuzimi fizik, emocional, seksual, pėrdhunimi,dhuna: politike, shtetėrore, ligjore, ne media, nė ekran nė lajme, nė programet e tjera televizive, midis njerėzve, ndaj kafshėve;. traumat psikologjike nga luftėrat, impakti nga aktet e vrasjes etj etj.

Paniku: konfliktet, varfėria, paaftėsia, shpėrbėrja, ndarjet, divorcet, humbjet e parave nė skema tė dyshimta, emigracioni, papunėsia,
Varėsia kimike:alkooli, drogat, medikamentet,
Tek njerzit po rritet ēdo dite e me shume" numri i njerezve me depresion, qe eshte nje semundje qe i ēon njerezit ne kryerjen e aktit te vrasjes dhe ate te vetvrasje. Shkaqet e depresionit tek njerzit jane te shumta duke filluar nga ushqimi i pakontrolluar, pijet etj e deri tek problemet e shumte qe u duhen te perballojne gjate jeteses se tyre. Pa zgjidhur keto ēeshtje nuk mund te behet fjale per parandalim te vrasjeve.


1-Faktoret individual:

a -hiperaktiviteti,
b- impulsiviteti,
c -kontroll i ulėt ndaj sjelljes,
d -probleme me vėmendjen,
e -historia e sjelljes agresive tė hershme,
f -tė arritura tė ulta arsimore

Ndikimi prej familjes dhe moshatarve

Atmosfera nė shtėpi ėshtė celėsi pėr zhvillimin e sjelljes tė dhunshme tek tė rinjtė. Disa prej faktorėve kryesor familjar tė lidhura me dhunėn adoleshente janė:
• mbikėqyrje e keqe e fėmijve nga ana e prindėrve dhe dėnime tė rėnda fizike pėr disciplinimin e tyre,
• konflikt mes prindėrve nė fėmijėrin e hershme,
• nivel i ulėt i besnikėris mes fėmijės dhe prindėrit,
• nėnė e cila e ka lindur fėmijėn e parė nė moshė tė re,
• pėrjetim i pėrqarjes ose ndarjes sė prindėrve nė moshė tė hershme,
• nivel i ulėt i kohezionit familjar,
• status i ulėt socio – ekonomik i familjes.



2 -Faktorėt social, politik dhe kulturor
1-Bandet dhe oferta lokale e armėve dhe drogės janė kombinim i mundshėm tė cilėt i zmadhojn gjasat e dhunės rinore
2-Niveli i ulėt i kohezionit social nė shoqėri lidhet me hapa mė tė larta tė dhunės rinore.
3-Kualiteti i qeverisjes me shtetin, ligjet e saja si dhe shkalla nė tė cilėn ato zbatohen dhe politika e mbrojtjes sociale kanė njė efekt tė rėndėsishėm mbi dhunėn.
4-Faktorėt si tė ardhurat jo tė barabarta, ndryshimet e shpejta demografike tek popullata e re dhe urbanizimi, tė gjitha kėto pozitivisht lidhen me dhunėn rinore Kulturat tė cilat nuk japin alternativa jo tė dhunshme pėr zgjidhjen e konflikteve duket sė kanė shkallė mė tė lartė tė dhunės rinore.

Njeriun e shtyn te behet vrases:

1.GJENET FAMILJARE
2.SHOQERIA
3.RRETHANAT SHOQERORE
4.SEMUNDJA
5.KONSTRUKTI PERSONAL PSIQIK

GJENET FAMILJARE- Jane ato qe trashėgohen gjatė proēesit tė ripėrtrirjes prej prindit te fėmija.Nė shumicėn e rasteve pasardhėsit iu pėrngjajnė prindėrve,kanė tipare tė njejta dhe gjatė kohės,rritjes formojnė konstruktin e njejt mental me rrethinėn mė tė ngushtė,pra familjen.Nėn gjene familjare kam parasysh edhe edukatėn qė pasardhėsi e mer nga familja. Tė gjithė e dine qė jo vetėm nė Shqiperi por edhe nė tėrė botėn ekzistojnė familje tė tėra si bartėse tė aktiviteteve kriminale.







Ndikimi i shoqeris tek vrasja:

Shoqeria

Eshtė rrethi i dytė mė i ngusht pas rrethit familjar.Nė kundėrshtim me rrethin familjar tė cilin njė njeri e trashėgon natyrshėm,shoqėrinė njeriu mund ta zgjedh vet, normalisht nė faza tė ndryshme tė rritjes.
Nėse njeriu rritet nė njė familje kriminogjene,normalisht ai do tė kėrkoj edhe shokėt e njėjtė

RACIZMI!

Per arsyeje racizmi ne bote ndodhin shume vrasje. Por ckuptojme me termin racizem?? Me termin "racizėm" kuptojmė njė "sistem ku afirmohet superioriteti i njė race karshi njė race tjetėr", kjo duke u pasqyruar nė politikat raciale. Kėto politika bėhen tė mundshme pėr zhvillim, nė rrethana dhe kushte tė pėrcaktuara, kur arsyet objektive apo subjektive bėjnė tė mundur krijimin e njė bindjeje tė pėrgjithshme pėr elementėt e superioritetit tė njė race karshi njė race tjetėr, dhe kurrsesi nuk mund tė zhvillohen pa asnjė shkak tė qėnėsishėm.

Inferioriteti!

Elementi i parė qė i motivon ata (domethėnė personat agresiv) tė shprehin agresivitetin e tyre, tė ushtrojnė me tė gjitha mjetet dhe mundėsitė nė pėrshtatje me rrethanat dhe koniukturat luftė tė pakompromis, tė kenė organikisht dhe nė mėnyrė konstante qėndrim refrektar e pėr mė tepėr armiqėsor e agresiv, tė bėjnė tė papranueshme pėr vehten njė pajtueshmėri dhe njohje tė realitetit ėshtėinferioriteti i tyre karshi te tjerve.

Ėshtė lufta e pėrhershme e sė poshtmes kundėr sė epėrmes, verbėria e krizės sė pėrjetshme tė pamundėsisė pėr tė dalė nga njė trashėgimi gjenetike nga njė kujtesė e nje periudhe te caktuar qė zhytet gjithmon e me shume ne mendjet e tyre . Ėshtė ankthi pėr fatin e paracaktuar tė tyre pėr tė mos poseduar atė nivel trashėgimie tė lartė qė kane te tjeret.Dhe ky element i pandryshueshėm, inferioriteti trashėgimor gjenetik, i angazhon ata nė shfrytėzimin e ēdo situate dhe koniukture pėr tė shprehur armiqėsinė e tyre ndaj personave te tjere.




RRETHANAT SHOQĖRORE-EKONOMIKE E SOCIALE

Shumė lehtė mund tė ndikojnė nė karakteret e personave qė jetojnė nė njė rrethinė kriminogjene.Krizat ekonomike,traumat nga luftėrat,tranzicionet e gjata prej njė sistemi nė tjetrin,sistemet e mjeruara sociale,edukative dhe pėrmirsuese,shoqėria e korruptuar totalisht vetėm qė bėjnė masovizimin dhe pėrhapjen e kriminalitetit.
Ekzistenca e njė rrjeti mjaft tė madh tė krimit tė organizuar bėnė bashkimin e njerėzve nga rrethe tė ndryshme kriminogjene.
Sistemi patriarkal dhe keqpėrdorimi fatal i kanunit tė Lekės nė botėn shqiptare vetėm qė rėndon situatėn edhe mė shumė.

Vrasja per arsye ekonomike:!

Ndodh shpesh qe neper kronikat e zeza flitet per vrasien e cila shkaktohet si pasoj e mungeses ekonomike. Ne nje kronik thuhej se babi i 2 femijve i punesuar ne nje firme ndertimi ne pamundesi ekonomike per ti plotesuar familjes se tij kushtet me minimale qe duhet te ket cdo familjar i kerkon punedhenesit te tij pagen qe ai se kishte marre per 3 muaj rrjesht. Nga ana e punedhenesit ai u prit me mosperfillje per nje te drejt qe i takonte, per pasoj ky indiferentizem solli nje sherr te ashper midis punedhenesit dhe punemarresit ku dhe perfundoj me vrasjen e punedhenesit.

Hapat qe mund te ndrmeren jane:

Pra sipermarrjet e vogla edhe te mesme jane faktore kryesore ne arritjen e pergjithshme te mirqenies se popullsise , nepermjet rritjes se te ardhurave per frym dhe nxitjes se punesimit dhe zhvillimit te qendrushem te balancuar ekonomik. Ne menyre qe sipermarrjet e vogla dhe te mesme te kene zhvillim te qendrushem , te lire e pa pengesa jane shume te rendesishme stabiliteti makroekonomik si edhe infrastuktura ligjore dhe fizike per biznesin.



Vrasja per gjakmarrje:!

Vrasja per gjakmarrje nuk eshte vetem fenomen shqipetar. Faktet flasin per egzistencen e ketij fenomeni ne te gjithe boten qe me lindjen e saj si edhe me zhvillimin e saj vrasja ka egzistuar gjithmon pavarsishte formes se saj.
. Konsolidimi i shtetit shqiptare ne periudhen e qeverisjes se mbretit Zog, megjithse u miratuan dhe u vune ne zbatim nje sere ligjesh te karakterit penal dhe procedurial penal qe luftonin vrasjet per gjakmarrje e hakmarrje nuk u arrit ndonje kufizim i ndjeshem ne kete drejtim.
Ne kohen e pushtimit fashist te Shqiperise vrasja per gjakmarje pati renije te ndjeshme dhe kufizime te plota ne shume zona te vendit. Kjo shpjegohet me faktin e angazhimit te shoqerise shqipetare te kohes ne lufte per clirimin e vendit nga pushtimi i huaj.
Ne vitet e para te shtetit komunist nuk pati ndonje renije te ndjeshme te krimeve per gjakmarrje e hakmarrje e kjo ne menyre te vecante ne zonat malore te vendit. Por me kalimin e viteve si rezultat i masave te gjithanshme ligjore,. represive e organizative pati nje ulje te ndjeshme deri nė shuarje te ketyre krimeve.

Hapat qe mund te ndermeren per parandalimin e gjakmarrjes :

Hartimi i njė Strategjie Kombėtare pėr parandalimin e gjakmarrjes, pas studimit tė hollėsishėm tė fenomenit.
Rritja e vazhdueshme e autoritetit tė shtetit tė sė drejtės pėr sigurimin e rendit e tė qetėsisė dhe e jetės sė njeriut.
Pajtimi i familjeve nė hasmėri, parandalimi i konflikteve, zgjidhja e konflikteve e kėrkesave tė shtetasve.
Krijimi i strukturave te posacme te luftes kunder gjakmarrjes evecanarisht ne zonat ku ky fenomen eshte me i perhapur sin e qarkun e Shkodres, Lezhes, Kukesit, Dibres, etj.
Ndihma dhe bashkepunimi me komisionet e pajtimit te gjagjeve, gjithmone ne perputhje me ligjin, me qellim ndermjetsimin e zgjidhjes me pajtim te rasteve te gjakmarrjes.
Edukimi i brezit tė ri me ndjenjat e vėllazėrimit, mirėkuptimit, tolerancės, kundėr krimit, vetėgjyqėsisė, hakmarrjes e gjakmarrjes.
Zgjidhja e problemeve sociale tė familjeve tė ngujuara si dhe evitimi e zbutja e pasojave tė gjakmarrjes. Inkurajimi i fondacioneve, misioneve e shoqatave, qė punojnė pėr zgjidhjen e konflikteve dhe pėr pajtimin e mosmarrėveshjeve, sidomos tė atyre me karakter penal, qė sjellin si pasojė vrasje.Sensibilizim i opinionit publik. Evidencimi i familjeve nė gjak dhe tė ngujuara.

SĖMUNDJET-Semundjet e ndryshme psiqike,tė lindura apo tė mėvonshme ekstremisht ndikojnė nė sjelljet e personave tė cilėt i kaplojnė.Kleptomania,shizofrenia,afektet momentale,traumat e mėdha mentale,frustracionet e bllokuara,mllefi

KONSTRUKTI PSIQIK- ka tė bėj me pėrceptimin personal pėr tė mirėn dhe tė keqen qė ka ēdo njeri.Ēka ėshtė pėr njė njeri mirė pėr tjetrin ėshtė keq.Ky pėrceptim mvaret nga tri rrethanat qė i ceka mė lart.

Vetvrasja !:
Prandalimi i fenomenit te vetvrasjes jo vetem qe nuk eshte ngritur ne nivelin e nje institucioni , po mungojne edhe instrumentetme elementare ten je parandalimi te organizuar. Per parandalimin e ketij fenomeni vihet re nje heshtje e madhe si nga shoqeria ashtu edhe nje indiferentizem i theksuar nga aparatet shteterore per ball ketij fenomeni ne rritje.

Hapat qe duhet te ndermeren:
Parandalimi i vetvrasjes eshte matesi kryesori kujdesit dhe politikave qeveritare, per shendetin mendore te popullsise. Ne 1998, reduktimi i vetvrasjeve ishte nje nga prioritetet e Organizates Boterore per Shendetin.
Pra qellimi kryesor per parandalimin e ketij fenomeni eshte hapja e institucioneve perkatese ne ndihme te permiresimit te shendetit mendor ne nivel shoqeror.


Denimi me vdekje
Eshte nje lloj sanksioni penal qe ushtrohet nga organet gjyqėsore me qellim te privimit nga jeta te kryersit te vepres se caktuar penale.
Denimi me vdekje eshte denim i pariparueshem madje edhe nese tregohet se gabimisht eshte gabuar.

Shtetet Antike:

Aplikimi i dėnimit me vdekje daton qysh prej shekullit XVIII p.e.s. Sė pari ėshtė pėrdorur nė Kodin e Mbretit Hamurabi te Babilonisė, ku caktohej dėnimi me vdekje pėr 25 krime tė ndryshme.
Dėnimi me vdekje gjithashtu u paraqit nė Kodin Hitit tė shekullit XIV p.e.s., nė Kodin Drakonian tė Athinės tė shek. VII p.e.s., dhe nė Ligjin Romak tė Dymbėdhjetė Tabelave tė shek. V. Ekzekutimet nė kėtė kohė aplikoheshin me anė tė mbytjes, varjes nė kryq, rrahjes deri nė vdekje, djegies pėr sė gjalli, etj.

DĖNIMI ME VDEKJE SOT

Nė ditėt e sotme dėnimi me vdekje aplikohet nė afro 90 shtete tė botės. Metodat janė tė llojllojshme, ku disa shtete preferojnė njėrėn metodė tė ekzekutimit, ndėrsa disa shtete tjera atė e shohin si jo njerėzore. Disa nga metodat qw janė ende nė pėrdorim janė karriga elektrike, injeksioni toksik, dhoma e gazit, varja, pushkatimi, etj.
Nga tė gjitha shtetet nė tė cilat dėnimi me vdekje ėshtė nė fuqi, SHBA-tė njihen si shteti ku kjo ēėshtje ėshtė mė sė shpeshti nė diskutim.

NĖ FAVOR TĖ DĖNIMIT ME VDEKJE

“Eshte e qarte qene momentin kur dikush ia merr jetewn nje njeriu tjeter, ky person i tejkalon limitet e tė qenit njeri. Pra vrasja e vrasėsve nuk eshte asgjė tjetėr pėrpos nje dėnimi tė drejte per nje krijese qe nuk e meriton meshiren qe do ta meritonte nje njeri.” Kjo eshte ajo qe proklamohet nga perkrahesit e dėnimit me vdekje. Metutje, keta njerėz argumentojnė se mė shume njerėz janė vrare nga vrasės tė liruar sesa qe eshte numri i njerėzve tė pafajshėm qe janė ekzekutuar nga shteti.

NĖ DISFAVOR TĖ DĖNIMIT ME VDEKJE

Ekzekutimi eshte thjesht metode e vrasjes e cila aplikohet nga shteti dhe eshte e sanksionuar me ligj. eshte e pamundur ta bindesh popullatėn se vrasja eshte gabim nese edhe vete shteti vret njerėz. Perpos kėsaj, mundėsia e ekzekutimit tė personave tė pafajshėm nuk mund tė evitohet. Sė fundmi, dėnimi me vdekje nuk eshte denim i mire apo human perderisa ne Konventen e .

SHTETI DHE MUNGESA E STRUKTURAVE TE POSACME PER PARANDALIMIN E TE GJITHA LLOJEVE TE VRASJEVE

Mungesa e strukturave tė posaēme pėr parandalimin e vrasjeve?
Nė tė gjithė botėn edhe nė Shqipėri, pėr parandalimin e aksidenteve automobilistike funksionojnė struktura shtetėrore tė specializuara dhe investimet nė kėtė drejtim janė tė konsiderueshme si nė drejtim tė infrastrukturės rrugore, sinjalistikės, trainimit, kontrollit etj..
Pėr parandalimin e vetėvrasjeve, qė renditet ndėr shkaqet kryesore tė vdekshmėrisė, nuk ekziston anjė strukturė shtetėrore dhe shoqėrore e specializuar dhe, nga ana tjetėr, nuk rezulton tė ketė njė strategji kombėtare nė kėtė drejtim.Parandalimi i kėtij fenomeni nuk mund tė bėhet nė mėnyrė globale, indirekte dhe pa strategji e projekte.

Ēfarė mund tė pėrmbajė njė ligj pėr parandalimin e vrasjeve?
Janė tė shumta problemet qė mund tė pėrmbajė njė ligj i tillė. Bota ka praktika tė hershme, por vendi ynė ka veēoritė e tij specifike. Si disa nga elementėt mė tė rėndėsishėm qe mund te permbaj ky ligji jane:
Ndalimi i tė miturve dhe adoleshentėve tė marrin pjesė nė predikimet fetare pa praninė dhe pėrgjegjėsinė e prindėrve apo kujdestarėve,ndalimin e propagandės fetare dhe ēdo propagande tjetėr qė nxit fenomenin e vetėvrasjes, ngritjen e njė institucioni shtetėror pėr administrimin dhe parandalimin e kėtij fenomeni, ngritja dhe mbėshtetja e qendrave jo qeveritare pėr edukimin dhe parandalimin e vrasjeve, detyrimin shtetėror pėr evidencimin statistikor tė vrasjeve dhe tentativave pėr vetėvrasje, rehabilitimin e detyrueshėm tė viktimave dhe personave qė kanė pėsuar impakt nga njė akt i tillė; kurimin e posaēėm tė personave depresive apo me sėmundje tė tjerė tė shėndetit mendor, zgjerimin e kuptimit ligjor tė shtytjes nė vetėvrasje, sigurimin e mjeteve me rrezik qė mund tė pėrdoren edhe si mjete vetėvrasjeje, fonde financiare pėr rininė shkollore, universitare, fshatare dhe qytetare, nė drejtim tė integritetit social etj.

Ligji amerikan i quajtur "Nė kujtim tė Garret Lee Smithit", pėrcakton fonde pėr qeveritė e shteteve dhe lokale nė mėnyrė qė ato tė pėrqendrohen tek shėrbimet shėndetėsore pėr problemet psikologjike dhe pėrpjekjet pėr parandalimin e vetėvrasjes nga tė rinjtė. Gjithashtu ky ligj pėrfshin klauzola pėr tė ndihmuar universitetet qė tė ngrenė shėrbime pėr shėndetin mendor nė qytetet studentore.

SHEMBUJ TĖ STRATEGJIVE PĖR PARANDALIMIN E VRASJES


Individii
• Programe parashkollore pėr pasurimin e pėrmbajtjeve
• Programe pėr zhvillim social (veēanėrisht ato qė i theksojnė shkathtėsit sociale dhe kompetencat)
• Programe pėr preventimin e frigėsimit
• Kėshillime
• Orientim profesional
• Stimulanse pėr tė rinjė me rrezik tė lartė pėr dhunė qė tė mbarojnė
• arsimin e mesėm
Marrėdhėniet
• Vizita shtėpiakev (sė bashku me vizita tė rregullta nga ana e motrės
• medicinale ose punėtor tjerė shėndetėsor familjeve me nevoja speciale pėr pėrkrahje dhe udhėzim nė rritjen e fėmijėve dhe kujdesin ndaj tyre)
• Trajnim pėr prindėrit
• Terapi familjare
• Programe mentorimi
• Meditim me moshatar/kėshillim tė moshatarve

Bashkėsia

• Pėrmirėsimi i ambientit shkollor duke i pėrfshir edhe praktikat arsimore,
• politikat shkollore dhe sigurimin
• Programe nėpėr shkolla
• Aktivitete jashtė programit arsimor
• Krijimi i politikės sė bashkėsis
• Modifikimi i ambientit fizik
• Pėrmirėsimi i reagimit nė raste urgjente, kujdes traumatik dhe qasje ndaj shėrbimeve shėndetėsore
• Trajnim pėr punėtorėt shėndetėsor qė ti zbulojnė dhe ti udhėzojnė tė rinjtė me rrezik tė lartė pėr dhunė
• Zvoglim i disponueshmėris tė alkoolit

Shoqėrore
• Fushata pėr informim tė publikut
• Pėrpjekje pėr zvoglimin e dhunės nė mediume
• Pėrforcimi dhe pėrmirėsimi i sistemeve policore dhe gjyqėsore
• Reformimi i sistemit arsimor
• Ndryshime nė politikat pėr uljen e varfėris dhe pabarazisė
• Aktivitete dhe politika pėr uljen e efekteve nga ndryshimet e shpejta
• sociale dhe pėr ballafaqimin me dhunėn e armatosur mes tė rrinjve
Janė tregesit si efektive nė uljen e kriminaliteti si fenomen
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------
PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)

HELENA
Moderator
Moderator

Gjenia Female
Shenja e Horoskopit Taurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 31
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: CMENDONI PER VRSAJEN??

Mesazh nga ilia spiro prej Fri May 06, 2011 9:38 am

A eshte denimi me vdekje nga shteti parandalues per vrasjen.
Jo! perkundrazi ne kete rast shteti jep shembullin e vrasjes, qe "duhet ndjekur", pasi ai vete paraqitet dhe eshte de fakto nje "vrases"
------------------------------

ilia spiro
Antar i Ri
Antar i Ri

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Pisces Dog
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4
Ditelindja Ditelindja : 25/02/1958
Mosha Mosha : 58
Vendodhja Vendodhja : Tirane
Hobet Hobet : tema sociale
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 1
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 7
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 04/05/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi