Rinasi, monopoli gjerman i fluturimeve drejt fundit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rinasi, monopoli gjerman i fluturimeve drejt fundit

Mesazh nga toniweb prej Tue Nov 10, 2009 3:12 pm

Plani pėr tė rishikuar kontratėn me TIA-n. Synimi: Aeroport nė Sarandė dhe Kukės.E kishin menduar me kohė, madje edhe kur ishin nė opozitė, por tashmė me pushtetin nė duar dhe me synime tė qarta, qeveria "Berisha" po pėrgatitet seriozisht tė prishė marrėveshjen me koncesionarin e aeroportit "Nėnė Tereza". Shenjat e para janė nga Kryeministri Berisha dhe mė tej nga ministri i Transporteve, tė cilėt kanė ftuar disa herė investitorėt e huaj pėr tė ndėrtuar aeroport tė ri nė Sarandė dhe operimin e stacionit nė Kukės. Sikurse e parashikon marrėveshja aktuale me koncesionarin gjerman, deri nė vitin 2025, nė Shqipėri nuk duhet tė funksionojė asnjė aeroport tjetėr, veēse ai i "Nėnė Terezės", nė afėrsi tė Tiranės. Por qeveria shqiptare ka nė planet e saj zgjerimin e transportit ajror, nga veriu nė jug, duke ndėrtuar pikėn e Sarandės dhe rehabilitimin e Kukėsit. Madje janė bėrė edhe projekte si dhe janė pėrllogaritur vlerat e investimit. Pra, pala shqiptare i ka tė gjitha gati pėr tė nisur dy projektet, por mė parė i duhet gjetur zgjidhje pėr rishikimin e kontratės, vlera e sė cilės i kapėrcen disa miliona dollarė. Edhe nė kėtė pikė, duket se qeveria i ka marrė masat, pasi ka studiuar terrenin ligjor, kontratėn, duke marrė parasysh se tregu i transportit ajror nuk ėshtė mė ai i vitit 2005, kur u firmos marrėveshja. Pavarėsisht kėsaj, nuk do tė mungojė kujdesi i madh, pėr tė mos pėrsėritur rastin e "General Electric", pėr tė cilėn paguam 20 milionė dollarė gjobė pėr prishje tė kontratės.

Strategjia

Vullneti pėr tė ndėrtuar aeroport nė Sarandė dhe futjen nė punė tė linjės nė Kukės ėshtė paraqitur nė strategjinė e Kryeministrit pėr mandatin e dytė qeverisės. Prishja e kontratės, sa i takon sė drejtės ekskluzive, do tė argumentohet nga qeveria me zhvillimin ekonomik tė vendit. Burime pranė grupit tė punės thonė pėr "Shqip" se strategjia qė do tė ndiqet ėshtė plotėsisht e qartė. Nė fillim, palės gjermane i ėshtė kėrkuar mendim rreth lejimit pėr tė ndėrtuar aeroport nė Sarandė, duke i dhėnė edhe tė drejtėn e investimit. Deri tani nuk ka asnjė pėrgjigje zyrtare nga koncesionari, i cili prej rreth 4 vitesh drejton aeroportin ndėrkombėtar "Nėnė Tereza" dhe tė vetmin nė vend. Megjithatė, pėr palėn tonė nuk ka shumė rėndėsi qėndrimi i koncesionarit pėrpara projektit tė madh tė Sarandės dhe aeroportit tė Kukėsit. Gazeta mėson faktin se ėshtė ideuar grupi negociator qė do tė diskutojė mbi termat e reja tė kontratės. Ėshtė marrė mendimi i ministrive tė linjės, drejtorive pėrkatėse, ekspertėve tė fushės, dhe mbi tė gjitha i Kryeministrit Berisha. Edhe nė rast se koncesionari TIA nuk reagon ndaj thirrjes pėr tė negociuar, skenari pėr zgjidhje ėshtė i gatshėm: hedhja nė gjyq. Palės shqiptare i lind e drejta tė hedhė nė gjyq firmėn private tė aeroportit, pėr aq kohė sa marrėveshja koncesionare ia lejon njė veprim tė tillė. Deri tani TIA i ėshtė pėrmbushur kontratės sa i takon investimeve tė planifikuara, madje i ka kryer para afatit, duke marrė vlerėsime dhe nga vet kreu i qeverisė.

Palės shqiptare i lind e drejta tė hedhė nė gjyq firmėn private, pėr aq kohė sa marrėveshja ia lejon njė veprim tė tillė
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi