Paratė e Taēit erdhėn nga Azerbajxhani, hetohet blerja e kompanisė ARMO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Paratė e Taēit erdhėn nga Azerbajxhani, hetohet blerja e kompanisė ARMO

Mesazh nga toniweb prej Thu Nov 05, 2009 11:18 am

Paratė pėr blerjen e kompanisė ARMO nga Rezart Taēi kanė ardhur nė mėnyrė tė dyshimtė nga njė bankė azerbajxhanase. Ky ėshtė konkluzioni paraprak i hetimit disa mujor tė prokurorisė shqiptare nė lidhje me shitjen e kompanisė shtetėrore tė naftės. Ndėrkohė, pjesa tjetėr e parave ka ardhur nga Zvicra dhe Italia. Burimet e prokurorisė pohuan se pėrveē procedimit penal ndaj Rezart Taēit dhe dy truprojave tė tij Bledar Lilos e Jurgen Selfos, njėsia e task-forcės kundėr krimit ekonomiko-financiar vazhdon hetimet pėr procedurat e ndjekura tė shpalljes sė fituesit tė tenderit pėr blerjen e 85 % tė aksioneve tė kompanisė shtetėrore ARMO.
Hetimi ka nisur nė fund tė korrikut tė vitit 2008 dhe ėshtė pėrqendruar nė verifikimin e tė gjitha procedurave tė shitjes sė kompanisė shtetėrore tė naftės (ARMO) kundrejt vlerės sė 125 milionė dollarėve amerikanė.
"Me shpalljen e fituesit tė blerjes sė 85 % tė aksioneve shtetėrore nė kompaninė ARMO, kompania qė u rendit e dyta nė shpalljen e fituesve ka bėrė njė kallėzim nė prokurori, pėr "pabarazi nė tender" duke denoncuar mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė firmės fituese, procedurat e ndjekura nga kompania fituese si dhe favorizimin qė i kanė bėrė anėtarėt e Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave kompanisė fituese. Me marrjen e kėtij kallėzimi, prokuroria ka filluar verifikimet dhe hetimet paraprake, duke regjistruar edhe procedimin penal pa emėr tė personit tė dyshuar. Pėr kėto dyshime janė kryer njė sėrė procedurash hetimore duke sekuestruar edhe njė sėrė dokumentesh nė cilėsinė e provave materiale, si dhe janė shqyrtuar procedurat e garės, shpallja e fituesit, negocimi i kontratės, pagesa, transferimi i pronės etj.
Gjithashtu janė pyetur persona tė ndryshėm, si anėtarė tė Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, pėrfaqėsues tė kompanive fituese dhe humbėse e shumė verifikime tė tjera bankare"-thuhet nga prokuroria. Edhe pas kryerjes sė tė gjitha kėto procedurave, sipas akuzės, nuk ėshtė arritur ende nė njė konkluzion pėrfundimtar nė lidhje me ēėshtjen hetimore, duke bėrė qė hetimet tė zgjerohen mė tej. Gjithashtu, kėto burime konfirmuan se kompania fituese e pėrfaqėsuar nga personi tashmė nė kėrkim, Rezart Taēi, tre muaj pas shpalljes sė tij fitues ka shlyer detyrimet e blerjes sė 85 % tė aksioneve tė kompanisė ARMO, duke i depozituar brenda dy ditėve nė thesarin e shtetit 125 milionė dollarė.
"75 milionė dollarė janė transferuar nė Bankėn e Shqipėrisė nga njė llogari bankare e Bankės Qendrore e shtetit tė Azerbajxhanit nėpėrmjet "Deuchbankes" gjermane. Dy shuma tė tjera tė konsiderueshme, rreth 14 milionė dollarė janė transferuar nė Bankėn e Shqipėrisė nga Bankat tė nivelit tė parė nė Itali dhe Zvicėr dhe shuma e fundit prej 36 milionė dollarė ėshtė paguar nga njė bankė e nivelit tė dytė nė Shqipėri"- thuhet nga prokuroria nė lidhje me pagesat e bėra nga kompania fituese e 85 % tė aksioneve tė kompanisė ARMO.
Ndėrkohė, sipas akuzės, Ministria e Ekonomisė nė bashkėpunim me firmėn konsulentė amerikane "Patton Boggs" dhe njė studio ligjore shqiptare kanė hartuar nė fillim tė kėtij viti njė dokument tė emėrtuar "Lista e blerėsve potencialė tė ARMO" sh. a., e azhurnuar deri mė 15 janar 2008. Pas shqyrtimit tė dokumentacioneve pėrkatėse pėr kėtė blerje, Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave pėrzgjodhi katėr nga 26 kompanitė konkurruese. Nė pėrfundim tė tenderimit, ky komision shpalli fitues kompaninė "Amra Oil sh.a" dhe konsorciumit "Rafenery Associates of Texas, Anika Enterprises and Mercuria Energy Group" si blerės tė 85 % tė aksioneve shtetėrore tė kompanisė ARMO me vlerė prej 125 milionė euro qė mė pas u konvertuan nė dollarė amerikanė si dhe 240,5 milionė dollarė janė parashikuar tė investohen nė 4 vitet e ardhshme nė ndėrmarrjen e pėrpunimit tė naftės ARMO.


Sot masa e sigurisė pėr trė dhunuesit e Bazes
TIRANĖ- Gjykata e Shkallės sė Parė nė kryeqytet, pritet qė mėngjesin e sotėm tė marrė nė shqyrtim kėrkesėn e organit tė akuzės pėr vlerėsimin e arrestit dhe caktimin e masės sė sigurisė ndaj tre tė dyshuarve si dhunues tė gazetarit Mero Baze. Ky lajm konfirmohet zyrtarisht nga burimet e sigurta pranė institucionit tė akuzės, tė cilėt shtuan se do t'i kėrkohet togave tė zeza tė caktojė masėn e sigurisė "arrest me burg" pėr shtetasit Rezart Taēi dhe dy shoqėruesve tė tij Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo. Sipas akuzės, organi i akuzės do tė pėrfaqėsohet nga prokurori Gjergji Tako ndėrsa gjyqtarja qė do tė shqyrtojė kėrkesat pėr caktimin e masave tė sigurisė do tė jetė gjyqtarja Fahrie Budo. Mėsohet se ndaj tre tė dyshuarve ėshtė ngritur akuza e "goditjes pėr shkak tė detyrės" tė parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal, qė nėse rezultojnė fajtor tė dyshuarit rrezikojnė tė dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet. Sipas akuzės, do tė kėrkohet tė caktohet masa e sigurisė "arrest me burg" nė mungesė pėr presidentin e kompanisė "Taēi Oil" shtetasin Rezart Taēi dhe njėkohėsisht do tė shpallet nė kėrkim ndėrkombėtar, pasi kėrkimi policor nuk ka efekt mė shumė se 12 orė qė nga momenti i fillimit. Ndėrkaq, mėsohet se para hetuesve dhe prokurorit tė ēėshtjes dy tė arrestuarit Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo me detyrė badigardėt e presidentit tė kompanisė "Taēi Oil" nuk kanė pranuar akuzat e rrahjes sė gazetarit Baze, duke kėrkuar njėkohėsisht tė mos japin shpjegime pa praninė e avokatit mbrojtės. Sipas akuzės, katėr ditė mė parė, konkretisht mbrėmjen e sė hėnės nė njė nga lokalet e bllokut ėshtė rrahur dhe goditur me sende tė forta gazetari Mero Baze. Sipas dėshmitarėve, gazetari Baze ėshtė qėlluar fillimisht nga presidenti Taēi dhe mė pas nga shoqėruesit e tij Lilo dhe Selfo. F. Vezaj
******


Dhuna ndaj Bazes, protestojnė gazetarėt. Topi: Tė ndryshojė ligji i mediave
TIRANĖ (UPDATE) - Presidenti Bamir Topi ka kėrkuar ndryshimin e legjislacionit pėr mediat duke e cilėsuar tė papranueshme dhunėn ndaj gazetarėve, siē ishte rasti i Mero Bazes.
Kreu i vendit e bėri deklaratėn sot pasdite nė njė takim pėr gazetarine nė Europėn Juglindore, duke folur drejtpėrdrejt pėr incidentin me Bazes, ndėrsa dje ishte shprehur vetėm pėrmes njė njoftimi tė shkruar.
Sipas Topit, liria e medias ėshtė diēka thelbėsore nė njė shtet demokratik ndaj duhet reformė nė legjislacionin pėr kėtė sektor. "Ngjarja me gazetarin Mero Baze ėshtė e papranueshme. Nuk ka demokraci pa media te lira. Rruga ne vite nuk ka qene e lehte pėr median dhe reforma ne legjislacionin pėr to eshte e nevojshme", ka deklaruar Topi.
Po kėshtu, ai ka tėrhequr edhe vėmendjen e politikės qė pėrzihet rėndom nė punėt e medias. Disa media janė tė influencuara nga politika dhe kjo e fundit, duhet tė heqė dorė nga diktati mbi gazetat dhe TV", tha Topi.


Protestė kundėr dhunės ndaj Mero Bazes: Tė ndalohet autori i vėrtetė

Shoqatat e gazetarėve dhe qytetarė u mblodhėn nė protestė para godinės sė Kryeministrisė, nė shenjė solidarizimi kundėr dhunimit tė Mero Bazes, drejtorit tė gazetės "TemA" dhe drejtuesit tė emisionit politiko-investigativ "Faktori +".
Ylli Rakipi ka kėrkuar nga qeveria tė lirojė dy truprojat dhe tė vėrė para pėrgjegjėsisė agresorin e vėrtetė.
Tė turpshėm e ka quajtur dhunimin e Mero Bazes edhe gazetari Andrea Stefani, i cili ka kėrkuar qė media duhet tė mbrohet pavarėsisht bindjeve.
Aleksandėr Ēipa nė fjalėn e tij deklaroi se protesta behet per te mbrojtur fjalen e lire dhe nuk ka ngjyrime politike.
Gazetari Filip Ēakuli ka qenė gjithashtu i ashpėr ne deklaratėn e tij. Ai akuzoi direkt kryeministrin Sali Berisha pėr ngjarjen me Mero Bazen. "Vetėm njė agresor ėshtė, dhe ai e ka emrin Sali Berisha. Me vjen keq qė gazetarėt nuk e thonė tamam emrin e agresorit tė vetėm, i cili e ka treguar me fakte agresivitetin e tij jo vetėm ndaj gazetarėve"- tha ai.
Tė mbėshtetur edhe nga qytetarė dhe deputetė tė PS-sė, ata kėrkojnė vėnien para pėrgjegjėsisė sė autorit tė kėtij akti shumė tė rėndė, cenues ndaj fjalės sė lirė dhe lirisė sė medias nė Shqipėri.
Njė ditė mė parė, shoqatat e gazetarėve, duke dėnuar ashpėr dhunimin e Bazes, deklaruan se ofrojnė njė shpėrblim prej 10 mijė eurosh pėr cilindo person qė jep informacion mbi vendndodhjen e Rezart Taēit, i cili ėshtė shpallur nga policia si person nė kėrkim.
"Shoqatat ndihmojnė kėshtu forcat e rendit, qė ky kriminel tė vihet sa mė shpejt pėrpara drejtėsisė, nė njė kohė kur Rezart Taēi shpėrndan pėrmes zėdhėnėsit tė tij deklarata false duke mohuar paturpėsisht dhunimin e gazetarit Mero Baze", thuhet nė deklaratėn e shoqatave tė gazetarėve shqiptarė.

****


Baze: Taēi mbėshtetet nga kryeministri. Berisha pėr liri njeh vetėm tė shoqen
INTERVISTE - Mero Baze shprehet mosbesues ndaj policisė, duke thėnė se "policėt janė tė aftė por tė diktuar". Sipas tij nė krye tė Ministrisė sė Brendshme ėshtė njė ministėr nėn akuzė, tek i cili nuk beson se do tė ndalojė agresorin Rezart Taēi.

Zoti Baze, njė pėrshkrim tė shkurtėr tė ngjarjes?

Dy kolegėt e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, mė ftuan pėr njė kafe pasi pėrfundoi emisioni "Zonė e Ndaluar". Shkova rreth orės 23 tek lokali ku po mė prisnin, diku afėr bllokut. Ndėrsa po bisedonim normalisht, nė tavolinė shfaqet Rezart Taēi nga errėsira e fundit tė lokalit. U gjendėm shumė tė papėrgatitur dhe thjesht tentova tė tėrhiqem pas kur ai mė qėlloi duke mė sharė. Por befas pashė qė tavolina ishte rrethuar nga bodyguard-ė tė tij, tė cilėt nėn shembullin e pronarit tė vet nisėn tė gjuajnė. Nuk mbaj mend shumė detaje se humba vetėdijen pėr pak ēaste, por me ē'pashė mė vonė, pozicioni ku isha, mė kishte mbrojtur nga ndonjė dėmtim fatal. Po ashtu kolegu im Bushati, qė ishte para meje, ishte bėrė nė njė farė mėnyre barrikadė pėr tė mos mė qėlluar dot nė pjesėn pėrpara.
A dukej se sulmi ishte i menduar apo i ēastit?

Nuk di tė them sa kohė mė parė ka qenė i menduar, por natyrisht qė ka qenė diēka qė mund ta kenė menduar dhe kanė pritur tė gjejnė rastin. Mėnyra si u sollėn me dy kolegėt e mi, duke bėrė kujdes tė mos i preknin, do tė thotė se nuk janė sjellė si vrasės tė papėrgjegjshėm, por si mafiozė tė mirėinstruktuar. Dhe pėrpjekja pėr tė qėlluar vetėm nė pjesėn e pasme tė kokės, ku dhe mund tė traumatizohesh pėrjetė, ishte kriminale. Mendoj se ata kanė vendosur tė qėllojnė kur kanė parė qė unė hyra nė lokalin ku ata rrinin. Ndoshta pas 20 minutash ata vendosėn tė sulmojnė, dhe na rrethuan papritur duke mė sulmuar.
Sa i vetėdijshėm keni qenė pėr rrezikun pėr shkak tė profesionit?

Rreziku i shoqėron gazetarėt si ndryshku hekurin. Sa herė qė shoqėria degradon, sa herė pėr lirinė ka mjedis tė papėrshtatshėm, aq herė ky ndryshk priret tė sulmojė qė tė brejė profesionin e gazetarit. Nuk ėshtė nė dorėn tonė shmangim rreziqet. Jemi tė dėnuar tė bashkėjetojmė me to. Nė dorėn tonė ėshtė tė bėjmė punėn tonė. Rrezikun nga mjedisi ynė duhet ta zhdukė shteti ligjor dhe njė qeverisje qė jep shembull frymėzimi kundėr krimit, kundėr kėtyre personave dhe pro standardeve tė lirisė pėr median. Fatkeqėsisht qeveria ime dhe e bashkėqytetarėve tė mi ėshtė aleate e kėtij banditi, frymėzuese e keqe kundėr lirisė sė medias dhe degraduese e standardeve tė lirisė nė kėtė vend.

Kryeministri bėri njė deklaratė ku dėnoi aktin e dhunės?

E dėgjova dhe mu dhimbs sa i pafuqishėm ėshtė tė pėrmendė emrin e Rezart Taēit. E di qė emri i viktimės i krijon probleme, por sė paku emrin e kriminelit duhet ta pėrmendte dhe ta dėnonte. S'ka denjuar as vetė tė bėjė deklaratė, por zyra e tij ka bėrė njė deklaratė tė modės kineze tė viteve '70 ku nė vend qė tu adresohet problemeve, flet pėr parime qė i shkel nga mėngjesi nė mbrėmje. Ėshtė e dhimbshme tė shikosh kryeministrin e vendit tėnd nė atė pozicion, peng tė njė njeriu tė pėrzgjedhur prej familjes sė tij pėr tu bėrė miliarder brenda natės.

Ē'mund tė thoni pėr reagimin politik nė pėrgjithėsi?
Nuk pres tė ngushėllohem nga reagimi politik, por nga shteti ligjor. Reagimi politik vlen vetėm pėr tė kuptuar sa e inkriminuar ėshtė politika me krimin dhe sa fuqi ka tė ndahet prej tij. Po tė lexosh deklaratat e partisė sė Berishės dhe partisė sė Ilir Metės, e kupton sa tė pafuqishėm janė tė zėnė nė gojė emrin e kriminelit dhe t'i adresohen problemit me kurajė. Pėr kaq vlen reagimi politik. Vlen pėr tė qenė shembull frymėzimi ose model i bashkėjetesės me krimin. Ajo ē'mė kujton reagimi i partisė sė Berishės dhe partisė sė Ilir Metės ėshtė reagimi i njeriut nė hall, kur djali i shtėpisė kapet nė krim dhe pėrpiqesh tė mos flasėsh mė pėr djalin, por pėr atė ēfarė atij duhet t'i mėsojnė nė shkollė. Ato po sillen si njerėz nė hall. Por shteti ligjor duhet tė sillet mė me dinjitet se pushteti politik.
Si ka qenė reagimi i forcave tė rendit?

Nėse ka njerėz nė hall pas gazetarėve nė kėtė vend, janė ata. Ekziston njė polici qė kėrkon tė bėjė detyrėn e saj dhe njė frymėzim politik kundėr misionit tė saj. Nuk mund tė thuash asgjė tė qortueshme pėr policėt e Tiranės si profesionistė ose njerėz kurajozė. Ata janė shumė tė mirė. Por ata nuk janė tė lirė tė jenė policė. Dhe ndryshe nga ne gazetarėt qė e kemi nė dorė lirinė tonė, pėr ta mbrojtur apo dorėzuar, ata nuk e kanė dhe aq nė dorė lirinė e tyre pėr tė qenė profesionistė. Ata u sollėn shumė korrekt me ngjarjen, erdhėn nė vendngjarje, mė shoqėruan nė spital dhe mė dorėzuan tek mjekėt. Morėn provat dhe u larguan. Drejtori i policisė sė Tiranės dhe Drejtori i Pėrgjithshėm mė vizituan dhe nė spital. Pastaj mė tej ata s'kanė asgjė nė dorė. Tė vinte keq pėr ta. Rezart Taēin nuk kishin fuqi ta arrestonin. Ai i merrte nė telefon dhe u tregonte se kur mund tė kishte kohė tė shkonte t'i takonte. Pėrfytyroni njė shtet qė nuk ndalon dot njė miliarder, qė i ka zyrat nė mes tė Tiranės dhe qė nga mėngjesi nė mbrėmje pėrmend vetėm emrin e kryeministrit. Si mund tė afrohet polici tek njė njeri qė sapo i afrohesh, bėn sikur flet nė telefon me Sali Berishėn.

Cilat mund tė jenė shkaqet qė Rezart Taēi nuk u ndalua qysh nė fillim?
Ata duan tė shkatėrrojnė provat. Mos harroni qė tani Ministėr i Rendit ėshtė njė person nė kėrkim, qė i ka shpėtuar njė dėnimi me procedurė. Ata thjesht duan tė shikojnė dėshmitė tona dhe pastaj tė shpikin ose shkatėrrojnė prova tė reja pėr rrethana lehtėsuese pėr tė. Ky ėshtė regjimi qė ka shpikur mosndėshkimin me ligj, por me vetėgjyqėsi. Vetėm ky regjim ka mundur tė mbyll ēėshtje tė mėdha, pėr tė cilat bota mund tė kishte bėrė luftėra civile, me procedura afatesh apo imunitete ministrash. Vetėm ky regjim ka mundur tė mbyllė me procedurė gjykimin pėr vrasje tė 26 personave apo pastrime tė pastra paresh pėrmes sekserėve tė familjes nė pushtet. Mosndėshkueshmėria e krimit ėshtė identiteti i kėtij regjimi. Lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian se sa qartė e ka theksuar me dėshpėrim faktin qė nė Shqipėri po krijohet modeli i tė pandėshkueshmėve. Rezart Taēi, nėse mė lejohet nė krahasim, nė kėtė rast, ėshtė "kriminel race".

Si e gjykoni solidaritetin e medias?

As qė kam dyshuar ndonjėherė tek solidariteti i kolegėve tė mi. Nuk mė ka munguar kurrė. Edhe kur regjimet nė kėtė vend janė pėrpjekur tė izolojnė gazetarė tė veēantė pėrmes trustit mediatik, gazetarėt nuk e kanė braktisur njėri- tjetrin. Nė kėtė rast duhet qė solidariteti tė mos jetė njė gjest nė mbėshtetje time, por njė instrument pėr tė vrarė frikėn dhe pėr tu shkuar deri nė fund tė vėrtetave tė hidhura tė kėtij regjim. Solidariteti mė i madh pėr mua, ėshtė qė tė shikoj sa mė pak lajme tė gėnjeshtra pėr Rezart Taēin, sa mė pak gėnjeshtra tė paguara prej tij, sa mė pak pėrpjekje pėr tė penguar shtetin tė hetojė evazionin e tij fiskal prej qindra miliona eurosh pėr shkak tė lidhjeve me pushtetin. Solidaritet pėr mua ėshtė qė kolegėt e mi tė kenė mundėsinė tė thonė tė vėrtetėn pėr kėtė njeri qė ka blerė pushtetin politik dhe atė publik me para qė ua merr nga xhepat taksapaguesve shqiptarė. Ky solidaritet mė bėn tė ndjehem i dobishėm pėr kolegėt e mi.
* * * * *


Rezart Taēi nė TV: Nuk po fshihem. Policia: Ėshtė person nė kėrkim
Biznesmeni Rezart Taēi ka duke deklaruar ne linje telefonike per disa TV se "une nuk po fshihem dhe jam gati te perballem me drejtesine".
Ndersa policia e Tiranes thote se e ka shpallur person ne kerkim, per rrahjen e gazetarit Mero Baze. Nė pranga jane qe prej mengjesit dy nga agresorėt e gazetarit Mero Baze Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo . Sipas policisė dy personat qėlluan Bazen pėr shkak tė detyrės. Policia e Tiranės ka bėrė me dije se gazetari Mero Baze ka bėrė kallėzim penal pėr ngjarjen.
Z.Taēi pretendoi se kanė qenė bodygard-et ata qė kanė qėlluar, pas provokacioneve, sipas tij, tė Bazes nė lokalin ku kishin rastisur se bashku mbremjen e sė hėnės.

Ai mohon te kete qelluar vete mbi Bazen. "Hedh poshtė me indinjatė kėtė akuzė tė ulėt nė drejtimin tim dhe siguroj tė gjithė opinionin publik se jo vetėm nuk ėshtė nė karakterin tim tė shmangem por jam i gatshėm tė pėrballem me kėto shpifje nė ēdo kohė pėrpara drejtėsisė sė vendit tim", tha Rezart Taēi.

Mė parė, policia e Tiranės, informoi se pas kallėzimit tė bėrė nga Mero Baze, policia ka ndaluar dy persona tė akuzuar si agresorėt e gazetarit dhe ka shpallur nė kėrkim policor Rezart Taēin.
Gjatė njė konference pėr shtyp, zedhenesia e Policise, tha se "janė shoqėruar shtetasit Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo, punonjės te kompanisė "Taēi Oil", truproja te Taēit.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi