Si te hapni nje proces civil

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si te hapni nje proces civil

Mesazh nga toniweb prej Tue Oct 27, 2009 9:21 am

Procesi civil nė gjykatė


Proēesi gjyqėsor civil zhvillohet nė pėrputhje me rregullat e pėrcaktuara nė Kodin e Proēedurės Civile. Ai fillon nė bazė tė investimit qė i bėhet Gjykatės nga njė person fizik ose juridik. Tė investosh Gjykatėn do tė thotė t'i drejtohesh asaj me njė kėrkesė e cila quhet padi dhe me tė cilėn kėrkon mbrojtjen e njė tė drejte ose interesi tė ligjshėm, i cili ėshtė shkelur ose cėnuar nga persona tė tjerė. Personi qė i drejtohet Gjykatės quhet paditės. Personi i cili ka shkelur ose cėnuar tė drejtėn e pretenduar quhet i paditur.

Gjykata, pasi njihet me padinė, kontrollon legjitimitetin e palėve. Tė kontrollosh legjitimitetin e palėve do tė thotė qė tė verifikosh nėse padia ėshtė ngritur nga personi tė cilit i pėrket e drejta dhe nėse ėshte ngritur ndaj atij qė ka cėnuar apo shkelur tė drejtėn.

Pas kalimit tė kėsaj faze, gjyqtari bėn pėrpjekje pėr zgjidhjen e ēėshtjes me pajtim. Kjo do tė thotė qė ai i fton palėt tė bisedojnė pėr tė arritur njė marrėveshje e cila do tė zgjidhte ēėshtjen, duke kėnaqur tė dyja palėt dhe duke shmangur proēedurat e mėtejshme gjyqėsore. Nė rast se kjo gjė arrihet, marrėveshja e pajtimit pasqyrohet nė proēesverbalin e seancės, i cili nėnshkruhet nga palėt dhe nga gjyqtari. Mbas kėsaj gjyqtari jep vendim pėr miratimin e pajtimit.

Nė rast se ēėshtja nuk arrihet tė zgjidhet me pajtim, atėherė gjykata i fton palėt tė paraqesin pretendimet e tyre rreth ēėshtjes nė gjykim. Nė seancė gjyqėsore mbahet proēesverbal nė tė cilin pasqyrohen shpjegimet e palėve, provat qė merren si dhe vendimet dhe urdhėrat qė shpall Gjykata. Kryetari i seancės gjyqėsore drejton hetimin gjyqėsor dhe bisedimet e palėve nė pėrputhje me rregullat e pėrcaktuara nė Kodin e Proēedurės Civile. Kur ndonjė nga palėt bėn vėrejtje ndaj veprimeve tė kryetarit ose tė ndonjėrit nga anėtarėt e trupit gjykues, duke pretenduar se u kufizohen ose u shkelen tė drejtat e tyre kėto duhet tė pasqyrohen nė proēesverbal.

Gjatė zhvillimit tė proēesit gjyqėsor civil Gjykata me vendim lejon palėt tė provojnė faktet mbi tė cilat i bazojnė kėrkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur nė Gjykatė vetėm ato prova qė janė tė domosdoshme dhe qė kanė lidhje me ēėshtjen nė gjykim. Nė Kodin e Proēedurės Civile njihen kėto lloje provash: dėshmitarėt, shkresat, filmat fotografike kinematografike dhe regjistrime tė tjera, pohimet e palėve, kqyrja e personave, sendeve dhe kqyrja nė vend, eksperimenti. Nė rast se njė provė rrezikon tė zhduket gjykata merr vendim pėr sigurimin e saj. Nė ēėshtje pėr tė cilat kėrkohen njohuri tė posaēme nė fushėn e shkencės teknikės e nė fusha tė tjera, gjykata vetė ose me kėrkesėn e palėve cakton ekspert. Gjykata pasi dėgjon palėt dhe provat e paraqitura nga ato si dhe pasi shqyrton ēėshtjen nė tėrėsi merr vendim me tė cilin e pranon tėrėsisht apo pjesėrisht padinė si tė bazuar nė prova e nė ligj ose vendos rrėzimin e saj si tė pabazuar nė prova ose nė ligj.

Ndaj vendimit tė Gjykatės palėt kanė tė drejtė tė bėjnė ankim nė Gjykatėn e Apelit. Gjykata e Apelit gjatė shqyrtimit tė ēėshtjes mban parasysh, pėr aq sa janė tė zbatueshme, dispozitat mbi proēedurėn e gjykimit nė shkallė tė parė tė parashikuara nė Kodin e Proēedurės civile. Me kėrkesėn e palėve ose edhe kryesisht Gjykata e Apelit mund tė pėrsėritė tėrėsisht apo pjesėrisht hetimin gjyqėsor. Nė shqyrtimin gjyqėsor mund tė lexohen aktet e gjykimit tė shkallės sė parė. Gjykata e Apelit ka tė drejtė tė marrė edhe prova tė reja.

Gjykata e Apelit pasi shqyrton ēėshtjen vendos:

1.Lėnien nė fuqi tė vendimit tė gjykatės sė shkallės sė parė
2.Ndryshimin e vendimit
3.Prishjen e vendimit dhe pushimin e ēėshtjes
4.Prishjen e vendimit dhe dėrgimin e ēėshtjes pėr rigjykim nė Gjykatėn e rrethit nė rastet e parashikuara nė kėtė kod.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------



toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi