Tėrmeti 7 ballė nė Peshkopi, njė fėmijė i lėnduar. Mblidhet Shtabi i Emergjencės (FOTO)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tėrmeti 7 ballė nė Peshkopi, njė fėmijė i lėnduar. Mblidhet Shtabi i Emergjencės (FOTO)

Mesazh nga toniweb prej Mon Sep 07, 2009 9:40 am

DIBER- Mblidhet Shtabit i Emergjencės pėr tė bėrė bilancin e dėmeve dhe planin e masave qė do tė merren nė ndihmė tė banorėve, shtėpitė e tė cilėve janė dėmtuar nga tėrmeti i fuqishėm qė u regjistrua mbrėmė vone.

Sipas tė dhėnave tė para, njė fėmije ėshtė lėnduar si pasojė e tėrmetit. Pėr tė ėshtė raportuar gjatė mbledhjes sė Shtabit tė Emergjencės nga kryetari i komunės Tomin. Ai ka thėnė se fėmija i lėnduar ėshtė nga fshati Catush dhe aktualisht ndodhet i shtruar nė spitalin e Peshkopisė, por gjendja e tij nuk paraqitet e rėndė pėr jetėn.


Sipas qendrės sizmologjike tėrmeti ka qenė me fuqi 7 ballė me epiqendėr nė fshatin Gjoricė nė juglindje tė Peshkopisė, ndėrkohė qė i fortė ėshtė ndjerė nė qytete tė tjera, Shkodėr, Tiranė, Durrės, Elbasan, Kavajė, Berat.


Lėkundja e parė ėshtė regjistruar nė orėn 23.49 tė natės dhe ka zgjatur rreth 15 sekonda. Pas saj, janė regjistruar edhe 58 pasgoditje tė tjera, me intensitet mė tė vogėl, por qė gjithashtu janė ndjerė.

Pėr fat nuk ka tė dhėna pėr persona tė lėnduar, ndėrkohė qė dėmet kanė qenė tė shumta, sidomos rreth epiqendrės. Kėshtu mėsohet se nė fshatrat e Peshkopisė shumė shtėpi janė plasaritur, ndėrkohė qė tė tjera janė bėrė thuajse tė pabanueshme.
Dėme ka pasur nė Bulqizė, nė Shupenzė, Ostren, Zergan dhe Gollobordė, zona ku gjatė natės ka munguar edhe energjia elektrike.

Nė Tiranė lėkundja ėshtė ndjerė deri nė 5.4 ballė, ndėrkohė qė paniku ka mbėrthyer sidomos banorėt e kateve tė sipėrme tė pallateve.

FOTO NGA PASOJAT E TERMETIT...
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi