Rama: Berisha, pa mandat tė dytė pėr tė qeverisur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rama: Berisha, pa mandat tė dytė pėr tė qeverisur

Mesazh nga toniweb prej Tue Jul 14, 2009 2:03 pm

Pas vendimit tė KQZ-sė pėr Fierin, kreu i PS-sė kėmbėngul: Do vijojmė betejėn pėr Beratin, Shkodrėn e Tiranėn.Partia Socialiste vijon tė mos e njohė mandatin e dytė qeverisės pėr Partinė Demokratike. Kreu i selisė rozė, Edi Rama, nė njė dalje tė menjėhershme pas vendimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr Fierin, deklaroi se hetimi pėr procesin zgjedhor vijon, ndaj, sipas tij, 28 qershori nuk e ka mandatuar Sali Berishėn pėr njė tjetėr qeveri. Pas rezultatit pėr Fierin, PS do t‘i shkojė mė tej betejės ligjore pėr Beratin, Shkodrėn dhe Tiranėn, duke kėrkuar rinumėrim tė votave. "28 qershori nuk ka sjellė mandat tė ri qeverisės pėr Sali Berishėn, kjo tanimė ėshtė pėrfundimisht e qartė", tha Rama. Sipas tij, njė gjė shumė mė e madhe jetike jo vetėm pėr Parlamentin e ri, por nė radhė tė parė pėr demokracinė tonė, ėshtė tė sqarohet deri nė fund e vėrteta e 28 qershorit dhe tė hetohet deri nė fund qoftė shpėrndarja e votave nė Berat, Shkodėr e Tiranė. "Qoftė edhe dokumentacioni zgjedhor, nga listat deri tek identitetet e zgjedhėsve nė tė gjitha kutitė e dyshuara, gjė tė cilėn jemi tė vendosur ta bėjmė pas daljes sė rezultatit nė rrugėt qė parasheh ligji", tha Rama. Dalja e Ramės pėr mediat ishte pak orė para vendimmarrjes sė KQZ pėr Qarkun e Beratit, ndaj i pyetur pėr kėtė ēėshtje, nė rast se ankimi rrėzohej, kreu i PS-sė, bėri tė ditur se PS ėshtė e vendosur tė mos njohė njė rezultat zgjedhor tė imponuar nga shkeljet e ligjit. "Nė mėnyrėn mė absolute, ne nuk do tė pranojmė rezultat tė imponuar nė rrugėn e shkeljes sė ligjit, qė tanimė ėshtė bėrė rruga ku shkel orė pas ore KQZ e Sali Berishės", tha ai. Kryesocialisti bėri tė ditur se beteja ligjore, hetimi i procesit zgjedhor pėr Beratin, Shkodrėn dhe Tiranėn mbi tė gjitha ėshtė njė kontribut i jashtėzakonshėm pėr demokracinė ndaj si populli i Fierit edhe ai i Beratit, Shkodrės dhe Tiranės duhet tė shohin se si lexohet vota e tyre. "Hetimi i Beratit, Shkodrės, e Tiranės bazuar nė tė drejtėn e padiskutueshme qė na jep ligji, ėshtė sot detyrimi ynė elementar ndaj njė populli tė tėrė qė nuk mund tė shkelet nė sovranitetin e tij dhe kontributi ynė i pashmangshėm pėr demokracinė nė kėtė moment shumė delikat kur duhet tė vendoset nėse vota ėshtė e drejta themelore e qytetarėve apo prona e patundshme e pushtetarėve", shtoi kreu i PS-sė. Rama paralajmėroi KQZ-nė e Sali Berishės, siē e konsideroi ai, se nuk duhet tė guxojė t‘i mohojė Partisė Socialiste tė drejtėn ligjore pėr tė kėrkuar mandatin e 5-tė pėrmes rivlerėsimit tė tė gjitha votave tė pavlefshme, numri i tė cilave nė atė qark ėshtė mė i madhi nė tė gjithė Shqipėrinė pėr qendėr votimi dhe rinumėrimit tė njė sėrė kutish tė dyshuara. Sa i pėrket Qarkut tė Fierit, njė ēėshtje e mbyllur tashmė pėr KQZ, por pritet tė hapet nė Kolegjin Zgjedhor, kreu socialist vuri nė dukje se pėrmes numėrimit tė kutive mė nė fund gjithė Shqipėria e pa me sytė e saj se ēfarė fshihej nė kėto kuti, pikėrisht mandati i 9-tė pėr PS-nė. Leximi deri nė fund i verdiktit tė popullit tė Fierit, vijoi ai, i dha Partisė Socialiste mandatin e 9-tė dhe provoi katėrcipėrisht drejtėsinė e qėndrimit tonė tė prerė nė kėtė proces, duke nxjerrė nė dritėn e diellit tė vėrtetėn se, edhe pa bėrė transparencė mbi Beratin, Shkodrėn e Tiranėn, Sali Berisha nuk e ka marrė mandatin pėr tė qeverisur edhe 4 vjet tė tjera Shqipėrinė. Nė mbylljes tė fjalės sė tij, kreu i PS gjeti rastin qė tė falėnderojė tė gjithė qytetarėt e Fierit, tė cilėt jo vetėm e votuan, siē tha ai, si asnjėherė mė parė Partinė Socialiste, por edhe e mbėshtetėn pa asnjė lėkundje nė pėrpjekjen pėr tė mbrojtur votat e tyre.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------



toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 33
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi