You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 PANKREASI DHE PANKREATITI prej Tue Apr 21, 2009 6:23 am

so


Antar i Rrespektuar
Antar i Rrespektuar
Pankreasi

Pankreasi ėshtė njė gjėndėr nė bark qė lėshon njė lėng tretės (lėngun pankreasor) nė zorrėn dymbėdhjetėgishtore pėrmes njė ose mė shumė tubėzave. Pankreasi prodhon edhe disa hormone tė rėndėsishme, duke pėrfshirė edhe insulinėn. Pankreasi ėshtė njė organ nė formė te zgjatur(perafersisht forme presje) me gjatėsi rreth 14-20 cm, gjerėsi 4 cm, shpesh 1 - 2 cm dhe 100g i rėndė,guke patur parasysh qe peshon me shume tek burrat se tek grate dhe ngjyre ne te verdhe (ka ngjyre tė pėrhirtė kur ėshtė nė fazėn e veprimtarisė). Ai gjendet pas shtyllės kurrizore ne lartesine e T12-L3. Sėmundjet mė tė shpeshta janė:
*pankreatit i thjeshte, necrotik ose hemorragjik
*tumoret,
*cistet,
*diabeti
*gurėt nė veshka
*tėmth etj.
Pankreatiti ėshtė njė inflamacion(pezzati) i pankreasit, qė ėshtė njė gjėndėr e qe sekreton insulinen(shume i rendesishem per te mbajtur nen kontroll nivelin e shqerit ne gjak) dhe enzimat tretėse, qė ndihmojnė nė tretjen e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve. Normalisht enzimat e prodhuara nga pankreasi bėhen “aktive” vetėm nė aparatin tretės, por nėse pėr ndonjė arsye aktivizimi i tyre bėhet brenda gjėndrės sė pankreasit, atėherė ndodh njė proces “auto-digjestiv” qė shkakton pankreatitin. Pankreatiti shfaqet me dy forma disi tė ndryshme mes tyre: formėn akute, qė nis papritur, shpesh nė mėnyrė mjaft tė dhimbshme dhe pėr njė kohė tė shkurtėr. Ndėrsa forma kronike, qė shfaqet nė mėnyrė mė tė ngadaltė . Sipas specialistėve, fillimi i moshės sė tretė ėshtė mė e rrezikuar nga kjo sėmundje, pėr shkak tė ērregullimeve nė organizėm, peshės sė madhe trupore dhe mungesės sė aktivitetit. Deri mė tani nuk ėshtė hasur asnjė rast tek adoleshentėt, tė rinjtė apo edhe 30-vjeēarėt.

Shkaqet

Dy shkaqet kryesore qė ēojnė nė shfaqjen e pankreatiteve janė
•abuzimi me alkoolin
•gurėt e tėmthit.
Alkooli bėhet shkak mė tepėr nė format kronike (gati nė 70 pėr qind tė rasteve), por mund tė ndikojė dhe nė shpėrthimin e njė ataku tė pankreatitit akut. Dėmi i shkaktuar nga alkooli shpesh mund tė qėndrojė i fshehur pėr shumė vjet dhe mė pas tė shfaqet papritur me kriza. Ndėrsa pėr sa i pėrket gurėve tė tėmthit, ato mund tė bėhen shkak i shfaqjes sė pankreatitit, pasi ndikojnė nė bllokimin e fluksit tė enzimave digjestive tė prodhuara nga pankreasi. Nė raste tė tjera, shkak pėr shfaqjen e kėsaj sėmundjejeje ėshtė trashėgimia qė shfaqet qė nė fėmijėri, ose provokohet nga keqformime, fibroza cistike, trajtime kirurgjikale, apo dhe disa medikamente si pėr shembull estrogenėt, etj.
Simptomat
Pankreatiti akut zakonisht shfaqet papritur me dhimbje nė zonėn abdominale(te barkut), nė disa raste shumė tė forta dhe mund tė ndihen dhe nė shpinė. Ndonjėherė dhimbja nis e lehtė, dhe shtohet progresivisht pas ngrėnies apo abuzimit me alkoolin. Dhimbja ėshtė tepėr e fortė dhe shoqėrohet me
*fryrje tė barkut dhe dhimbje,
* tė pėrziera apo tė vjella,
*rrahje tė shpejta tė zemrės
*temperaturė.

Mund tė ndodh qė pankreatiti akut mund tė ēojė nė shfaqjen e disa ndėrlikimeve tė rėnda, qė kėrkojnė trajtimin hospitalor urgjent. Dėmtimi akut i pankreasit, mund tė shkaktojė infeksione, abcese dhe formimin e cisteve, apo dhe nė format mė tė rėnda nė shfaqjen e diabetit. Personat qė vuajnė nga pankreatiti, duhet tė tregojnė kujdes rreth mėnyrės sė ushqyerjes. Nė ēdo rast, pavarėsisht shkakut tė inflamacionit, dieta duhet ndryshuar. Njė nga pasojat e sėmundjes ėshtė vėshtirėsia nė pėrthithjen e yndyrave, prandaj rekomandohet eliminimi nė maksimum i tyre. Rekomandohet eliminimi i tė skuqurave, vezėve, majonezės dhe alkoolit.



Shperndaj Kete Postim

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shiko profilin e anėtarit

2 Re: PANKREASI DHE PANKREATITI prej Mon May 11, 2009 7:33 am

klevi88


Antar i Ri
Antar i Ri
flm per infon, kam degjuar qe dhimbjet ne pankreatitin akut jan nder me te keqijat qe mun te ndjesh, e vertet eshte?



Shperndaj Kete Postim

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 
  •  | © Faqe e Krijuar Nga ToniWeb 2008-2011

  • |Ne ju sugjerojmė tė pėrdorni Google Chrome pėr tė hapur faqen tonė.Pėr ta shkarkuar klikoni kėtu|

Free forum | © PunBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog