Skandali, celulari i katėrt, jepet licencė pa tender

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Skandali, celulari i katėrt, jepet licencė pa tender

Mesazh nga toniweb prej Mon Apr 20, 2009 10:11 am

Skandal me operatorin e katėrt celular nė Shqipėri, qeveria i jep licensėn pa tender Post Telekomit tė Kosovės. Vendimi mė i fundit i qeverisė shkeli ligjin e prokurimeve duke bėrė kėshtu favorizim nė garėn pėr tė fituar licensėn. Mėsohet se tenderi u zhvillua nga Enti Rregullator i Telefonisė dhe po nga ky ent u anullua. Sipas kėtij institucioni “asnjė nga firmat qė synuan operatorin e katėrt nė vend nuk plotėsoi kriteret e vendosura”. Pavaresisht shpalljes se pavlefshme tenderit, Kėshilli i Ministrave vendosi qė licenca ti jepet pa tender Post Telekomunikacionit, Kosovė (PTK) qė pėrfaqėson kompanitė Union Grup, Infosoft, Albania Drink Distribution, ACi Engineering shpk. Bashkimi i tyre ofroi 7.2 milionė euro pėr livcensėn e telefonisė sė katėr celulare nė Shqipėri.

Vendimi i Keshilli i Ministrave ka mberritur nė Kuvend ku dhe pritet tė kalojė nė komisionet pėrkatėse e mė pas nė seancėn plenare pėr miratim. Aktualisht nė tregun vendas tė telefonisė celulare operojnė tre kompani, AMC, VODAFONE Albania dhe EAGLE Mobil.

Tenderi qe u shpall i pavlefshem

Dhėnia e licensės pėr operatorin e katėrt celular ka mėse njė vit qė diskutohet nga shtypi. Mėsohet se tenderi i parė ėshtė zhvilluar mė 4 Mars tė kėtij viti. Tenderi pėr dhėnien e licencės pėr operatorin e katėrt celular dėshtoi pasi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se komisioni i vlerėsimit tė ofertave ka s’kualifikuar njėrėn nga kompanitė. Nė garė ishin dy shoqėri, shqiptarja “Univers PG” dhe kompania kosovare “PTK”. Kompania shqiptare “Univers PG” nuk ka plotėsuar kėrkesat pėr kualifikim, tė pėrcaktuara nė dokumentin e tenderit. Nė kushtet e mungesės sė konkurrencės, komisioni i vlerėsimit tė ofertave ka ndėrprerė procedurėn e tenderit. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, vendosi qė hapat e mėtejshėm tė ndėrmerren pas pėrfundimit tė afatit tė ankimit nga kompanitė nė fjalė. Ofertat e kompanive u hapėn mė 20 shkurt. Kompania shqiptare “Univers PG”, ofroi 5 milionė euro e cila ėshtė edhe shuma minimale qė kėrkohet nga komisioni pėr lėshimin e licencės. Ndėrsa kompania “PTK”, ofroi 7.2 milionė euro. Nė fakt ky tenderi ishte parashikuar tė zhvillohej mė 23 janar, por bordi drejtues i Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike dhe postare (AKEP) mori vendimin pėr shtyrjen e tij pėr gati njė muaj. Sipas kritereve tė pėrcaktuara mė parė, vlerėsimi nė kėtė tender do tė kryhet nė bazė tė pikėve. Kriteri qė ka mė shumė pikė ėshtė pikėrisht tarifa e shportės sė shėrbimeve ose e thėnė ndryshe tarifat e bisedave telefonike. Pra kompania qė do tė ofrojė ēmimet mė tė ulėta do tė fitojė plot 45 pikė.

Ndryshe nė garė pėr operatorin e katėrt mobil nė Shqipėri ishin “Univers PG”, kompani shqiptare me partnere kompaninė afrikane “Telmar”, e cila ofroi 5 milionė euro, kompania e dytė ishte PTK me partnere “ACI” qė ofroi 7.2 milionė euro dhe kompania e tretė ishte suedezja “Tele 2” e cila nuk bėri ofertė por thjesht paraqiti planin e biznesit tė saj.
------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------------


avatar
toniweb
Administrator
Administrator

Gjenia Male
Shenja e Horoskopit Leo Pig
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2520
Ditelindja Ditelindja : 24/07/1983
Mosha Mosha : 34
Vendodhja Vendodhja : Itali
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 57
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 3760
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.forumishqip.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye



 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi